Berisha fton qytetarët në protestë para Kuvendit: Të bashkohemi kundër shkrirjes së bashkive

7 Tetor 2026 | 14:40

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje këtë të mërkurë nga selia e PD qytetarëve nga e gjithë Shqipëria që të mblidhen nesër në protestë para Kuvendit, në të njëjtën kohë me zhvillimin e seancës plenare ku pritet të votohet drafti për reformën territoriale.

Berisha e cilësoi këtë nismë si një përpjekje për asgjësimin dhe shkrirjen e bashkive, ndërsa kërkoi bashkimin e qytetarëve pa dallime politike.

 “Nesër qytetarët nga mbarë Shqipëria, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, do bashkohen në një protestë për të mbrojtur interesat qytetare, sepse kundërshtimin për asgjësimin e bashkive e kanë dëshmuar në shumicën e rasteve qytetarët e të gjitha bindjeve politike.

Është shumë e rëndësishme kjo seancë në të cilën ne duhet t’u faktojmë qytetarëve shqiptarë se ky, person i shndërruar në padrinon e vendit nuk ka asnjë interes tjetër për ta përveçse interesave të pushtetit të tij, si të garantojë karrigen dhe mbijetesën mbi krimin monstruoz.

Edi Rama po bën gjithçka të mbahet me çdo kusht në pushtet. Në këtë rast unë ftoj qytetarët nga mbarë Shqipëria të protestojnë për atë parlament që nuk meriton të ekzistojë.

Ai parlament është bërë zëdhënës i interesave më kriminale të Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale.

Ai parlament është bërë mburojë e vjedhjeve më të mëdha, nga Edi Rama. Ai parlament ka vendosur terrin dhe errësirën për qytetarët shqiptarë, të votojë në emër të interesave strikt të ngushta të Edi Ramës dhe deputetëve të skllavëruar prej tij, çdo ligj dhe vendim që bie ndesh me interesat e qytetarëve shqiptarë”, është shprehur Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karakaçi: Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit, 3-5 kompani të interesuara për operatorin e hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, dha detaje mbi ecurinë e dy...
14:27 | 07/10/2026

Shoqata e të zgjedhurve vendorë i drejtohet KE: Ndaloni ndryshimin e njëanshëm të kufijve të bashkive

Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë, ku bëjnë pjesë edhe kryebashkiakë të zgjedhur nga Partia Demokratike, i është drejtuar me një letër Këshillit të Europës dhe...
14:03 | 07/10/2026

Autor i një vjedhje, kultivonte dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 29 vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës organizoi operacionin e koduar “Results”, duke bërë të mundur arrestimin e shtetasit me iniciale D. F., 29 vjeç, banues në Kaninë. Ai...
13:41 | 07/10/2026