Ibrahimaj: Brenda vjeshtës nis përdorimi i inteligjencës artificiale në prokurimet publike

Placeholder Image

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur sot se brenda vjeshtës pritet fillimi i përdorimit të inteligjencës artificiale në prokurimet publike, gjë që do të garantojë më tepër transparencë në këtë proces.

Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj bëri të ditur se në takimin e Këshillit të Ministrave u diskutua gjerësisht për prokurimet publike dhe për nevojën për të pasur një sistem më të qendërzuar dhe më transparent të prokurimeve publike.

“Ne shpesh herë gjatë vitit kemi diskutuar për sistemin e ri të inteligjencës artificiale i cili do të përfshihet në prokurimet publike. Jemi në fazat e fundit të finalizimit të detajeve dhe duke qenë se presim që shumë shpejt, brenda vjeshtës së këtij viti, të fillojmë me procedurat e përdorimit të inteligjencës artificiale në prokurimet publike donim të rishikonim mënyrën se si ato bëhen në mënyrë që ato të jenë më transparente dhe më të prekshme për qytetarin”, u shpreh Ibrahimaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ndaj dhe kemi diskutuar sot dhe është prezantuar një model në të cilin jo vetëm Operatori i Blerjeve të Përqendruara do të marrë më shumë peshë në kryerjen e proceseve të prokurimeve publike, por edhe do të sinkronizohen të gjitha sistemet e Ministrisë së Financave, të Agjencisë së Prokurimit Publik, por edhe të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara dhe të zbatimit të kontratave”, tha Ibrahimaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?