Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    IPARD, ministrja Ibrahimaj: Presim finalizimin e procedurave për riakreditimin për të marrë fondet! Do të zhbllokohen shumë shpejt

    Hoxha uron presidenten e re të Kosovës: Interesi i qytetarëve dhe i shtetit, mbi çdo ndarje politike

    11 të vrarë nga sulmet ruse, Zelensky: Putin feston ditëlindjen me viktima ukrainase

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Hoxha uron presidenten e re të Kosovës: Interesi i qytetarëve dhe i shtetit, mbi çdo ndarje politike
    Lajmet e fundit

    Hoxha uron presidenten e re të Kosovës: Interesi i qytetarëve dhe i shtetit, mbi çdo ndarje politike

    October 7, 2026
    Hoxha uron presidenten e re të Kosovës: Interesi i qytetarëve dhe i shtetit, mbi çdo ndarje politike

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Kosovës. Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha e ka cilësuar zgjedhjen e presidentes së re si një moment të rëndësishëm për demokracinë në Kosovë dhe dëshmi të pjekurisë së institucioneve të saj demokratike.

    “Urime të përzemërta znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës”, shkruan Hoxha.

    Sipas ministrit, zgjedhja e presidentes së re vjen në një moment të rëndësishëm për forcimin e institucioneve, konsolidimin e arritjeve shtetformuese të Kosovës dhe avancimin e saj në rrugëtimin evropian dhe euroatlantik. Hoxha thekson se zhvillimi i fundit përcjell edhe një mesazh të qartë për tejkalimin e ndarjeve politike.

    “Interesi i qytetarëve dhe i shtetit qëndron mbi çdo ndarje politike. Dialogu, mirëkuptimi dhe gjetja e gjuhës së përbashkët për çështjet me interes kombëtar janë tregues të pjekurisë demokratike dhe të përgjegjësisë institucionale”, shprehet ai.

    Ministri i Jashtëm shqiptar ka garantuar se Shqipëria do të vijojë mbështetjen ndaj Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian dhe euroatlantik.

    “Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Republikës së Kosovës, duke mbështetur përparimin e saj, forcimin e mëtejshëm të subjektivitetit të saj ndërkombëtar dhe avancimin e aspiratës së ligjshme për integrim të plotë në familjen evropiane dhe euroatlantike”, shkruan Hoxha.

    ballkani bashkëpunimi rajonal Hoxha Institucionet e Kosovës interesat e qytetarëve interesi i shtetit Justina Shiroka-Pula Kosovë marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë ndarjet politike politika kosovare politikë shqiptare presidenca e Kosovës Presidentja e Kosovës Prishtinë qytetarët e Kosovës Shqipëri-Kosovë shteti i Kosovës urimi për presidenten e re zhvillimet politike
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    IPARD, ministrja Ibrahimaj: Presim finalizimin e procedurave për riakreditimin për të marrë fondet! Do të zhbllokohen shumë shpejt

    October 7, 2026

    Hoxha uron presidenten e re të Kosovës: Interesi i qytetarëve dhe i shtetit, mbi çdo ndarje politike

    October 7, 2026

    11 të vrarë nga sulmet ruse, Zelensky: Putin feston ditëlindjen me viktima ukrainase

    October 7, 2026

    Dosja/ Uljan Shpataraku: Nuk e njoh Ergys Agasin, e mora në rrugë se më bëri ‘autostop’! SPAK e rrëzon

    October 7, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.