"Dyfisho sipërmarrjen tënde"/ Rama: 400 biznese kanë hyrë në proces
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në aktivitetin për...
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në aktivitetin për...

“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” ka reaguar për Reformën Territoriale duke theksuar propozimet e saj për ndryshimin e ndarjes administrative dhe të sistemit zgjedhor.
LZHK kërkon ndryshimin e numrit të bashkive, rikthimin e komunave dhe reduktimin e numrit të qarqeve, duke argumentuar se modeli duhet të përshtatet me specifikat e Shqipërisë dhe standardet europiane.
Gjithashtu kërkon që zgjedhjet për kryetarët e bashkive të zhvillohen me dy raunde.
LZHK thekson se, sipas nenit 81/2 të Kushtetutës, ligjet për zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore kërkojnë miratimin me tre të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Për këtë arsye, ajo kërkon një konsensus më të gjerë politik për reformën.
“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar është investuar shumë dhe me të gjitha mënyrat për Reformen Territoriale dhe Reformen Zgjedhore. Meqenëse nesër diskutohet në Kuvend, Reforma Territoriale j’u rikonfirmojmë qëndrimin tonë: Ndryshimin e numrit të bashkive, rikthimin e komunave dhe uljen e numërit të Qarqeve, sipas standarteve më të mira europiane të përshtatura në traditen, logjiken dhe specifikat e Shqipërisë.
Kalimin në zgjedhjet me dy raunde nëse asnjë kandidat në raundin e parë nuk fiton 50% +1 votë. Pragu i vlefshmërisë së zgjedhjeve të jetë me pjesmarrjen e 50% +1 votë të zgjedhësve. Votimin dhe numërimin elektronik.
Tashmë propozimet e LZHK-s janë bërë pjesë e platformës së opozitës për t’i parqitur në Kuvendin e Shqipërisë dhe mbrojtur ato me konsekuencë, se kjo reformë është shumë e rëndësishme për të ardhmen e shqiptarëve, demokracisë dhe Shqipërisë.
Jo pa qëllim, sipas Nenin 81/2 të Kushtetutes, ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore, miratohet me tre të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, pra kërkohet një konsensus i gjërë i partive politike, se në rastin konkret reforma territoriale nuk i përket vetëm një mandate qeverisës të një partie por duhet të jetë shumë afatëgjatë.
I bëjmë thirrje shumicës parlamentare të PS, që nesër të tërheq projektin e saj një partiak dhe të mos bëjë të njëjtin faji si në vitin 2014 ku e vetme bëri ndarjen administrative dhe pasojat e saj i’u kushtuan shumë shqiptarëve", theksohet në deklaratë.
LZHK ka reaguar edhe për zgjedhjen e Justina Shiroka Pulës si Presidente e Republikës së Kosovës.
“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar ka shprehur në vijimësi qëndrimet dhe shqetësimet për zhvillimet politike në Kosovë dhe në trevat e tjera shqiptare, gjithnjë në raport me interesin kombëtar.
Sikurse dihet, brenda një periudhe prej 16 muajsh, Kosova ka kaluar nëpër tri palë zgjedhje parlamentare, për shkak të dështimit për të krijuar një shumicë të qëndrueshme dhe për të zgjidhur ngërçet institucionale. Por, sidoqoftë klasa politike e Kosovës, duke vendosur interesin e shtetit mbi interesat e ngushta partiake diti të tregojë përgjegjësinë që kërkon investimi dhe besimi i shqiptarëve, i demokracive
perëndimore dhe i Aleancës Euroatlantike, duke kaluar ngërçin për zgjedhjen e Presidentit.
Zgjedhja e akademikes Justina Shiroka Pula si Presidente e re e Republikës së Kosovës shënon një moment historik dhe kthesë vendimtare për stabilitetin politik të vendit. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar përshëndet këtë zhvillim të shëndetshëm institucional dhe i uron punë të mbarë e suksese.
Po kështu vlerësojmë edhe projektligjin për ndryshimet lidhur me ligjin për Dhomat e Specializuara”, thuhet në deklaratë./ CNA
Ministrja Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë e pye...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë në mbledhjen ...
Deputeti socialist Erion Braçe foli sot lidhur me ambicien...
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, hodhi sot akuza ...
Bashkëdrejtuesi i Komisionit të Posaçëm të Reformës Admini...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ndau sot ...
Ndërsa fliste në “Foltoren” e zhvilluar sot me demokratët ...
Kryetari i Partisë Demorkatike, Sali Berisha, ishte këtë t...
Komisioni Europian ka zyrtarizuar sot paketën e re të zgje...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zgjodhi të shfaqej ...
Komisioni Europian po propozon një procedurë të re për të ...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bë...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, nda...
Komisionierja për Zgjerimin në BE, Marta Kos, ndau një mes...
Komisioni Europian ka miratuar një paketë mbi shqyrtimet e...
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet të enjten të seancën e...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, de...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët...
Adriatik Lapaj ka mbledhur partiçkën e tij, atë që na prod...
Kreu i PAA-së, Agron Duka, deklaroi sonte se opozita mund ...
Rruga Tiranë-Elbasan ishte një nga projektet dhe investime...
Pas zbërthimit të raportit të KLSH-së për lumin Lana ku u ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka denon...
Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 40-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi u vodhi me dh...
Një efektiv policie është dhunuar fizikisht në Krujë, ndër...
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në lagjen “Çliri...
Autoritetet greke besojnë se Alket Rizai, krimineli i dënu...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit do të j...
Për të katërtën herë, banorët e Burimasit kanë dalë në pro...
Këtë të hënë nis viti i ri akademik për studentët dhe peda...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Dirk Schuebel, ...
Shtatë persona kanë mbetur të plagosur nga një sulm me thi...
Shkencëtarët Henri Kagan dhe Kenso Soai janë shpallur fitu...
Komisionarja europiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajm...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Në vetëm dy muaj, Ansambli Folklorik “Shebeniku” ka shënua...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Norma e kredive me probleme të rikuperuara pësoi rënie në ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dh...
Hendeku ekonomik mes Tiranës dhe pjesës tjetër të vendit ë...
Familjet ku kryefamiljari nuk ka përfunduar asnjë nivel ar...