
Detajet e publikuara nga hetimet për Ergys Agasin, bëjnë me dije edhe disa prej sendeve që iu sekuestruan biznesmenit në momentin e arrestimit teksa ndodhej në makinë me ish-zv.drejtorin e policisë Elbasan, Ulian Shpataraku.
Agasit iu gjet një orë “Richard Mille” me vlerë deri në 400 mijë euro, disa karta bankare, një çantë me shuma të konsiderueshme eurosh dhe 4 celularë “iphone”. Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën gjithashtu çelësa metalikë, një kontratë qiraje automjeti dhe dokumente të tjera.
Ndërsa Shpatarakut u gjetën dhe sekuestruan 400 euro, 4.200 lekë, një portofol “Alviero Martini” dhe një çantë “Hermes”, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij nuk u gjetën sende të kundërligjshme. Versus.al


