E mërkurë, 7 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Nuk u ngrit në këmbë për t’i dhënë dorën Brigitte Macron, aktorja Zendaya “kryqëzohet” nga fansat (VIDEO)

Aktorja Zendaya është përfshirë në një debat në rrjetet sociale pasi nuk u ngrit në këmbë për të përshëndetur Brigitte Macron gjatë një shfaqjeje mode të Louis Vuitton në Paris.

Të dyja morën pjesë në eventin e zhvilluar në Luvër gjatë Javës së Modës në Paris. Zendaya ndodhej në rreshtin e parë kur bashkëshortja e presidentit francez Emmanuel Macron iu afrua për t’u prezantuar. Fillimisht aktorja nuk e kishte vënë re praninë e saj, por më pas i zgjati dorën nga vendi dhe i tha: “Përshëndetje, kënaqësi që ju njoh”.

Reklamë

VIDEO- Aktorja Zendaya takohet me Brigitte Macron

Momenti u filmua dhe u publikua në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta. Disa përdorues kritikuan Zendayan, duke argumentuar se ajo duhej të ishte ngritur në këmbë për të përshëndetur Brigitte Macron dhe e cilësuan sjelljen e saj si të pasjellshme.

Reklamë

Megjithatë, pati edhe shumë komentues që e mbështetën aktoren, duke thënë se nuk kishte asgjë të gabuar në mënyrën se si e përshëndeti Macron. Disa madje e cilësuan Zendayan si “divë” dhe argumentuan se ajo nuk kishte pse të ngrihej nga vendi.

Një pjesë e përdoruesve sugjeruan gjithashtu se Zendaya mund të mos e kishte kuptuar menjëherë se kush ishte gruaja që iu afrua. Debati vijon në rrjetet sociale, me komentet e publikut të ndara mes atyre që e konsiderojnë gjestin e saj si mungesë etike dhe atyre që e shohin si një reagim krejt normal.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.