Nuk ishte thjesht një ndeshje futbolli. Ishte nata kur një komb i tërë i tha lamtumirë njeriut që për më shumë se dy dekada mbajti mbi supe ëndrrat e tij.
Që prej orëve të para, mijëra tifozë u mblodhën përreth Monumentalit në Buenos Aires, shkruan A2.
Me fanellat me numrin 10, flamujt dhe maskat me fytyrën e Messit me mesazhin “Gracias Leo”, ata pritën momentin e fundit të idhullit të tyre me Argjentinën.
Më shumë se 85 mijë tifozë mbushën sheshin kryesor. Shumë prej tyre me lot në sy, ndërsa të tjerë këndonin emrin e Messit, duke e kthyer stadiumin në një skenë gjigante falënderimi.
Pas fitores 3-0 ndaj Beninit, qielli u mbush me fishekzjarre dhe dronët formuan imazhin e Messit dhe fanellën e tij legjendare.
Messi u largua nga fusha mes përqafimeve dhe lotëve, ndërsa tifozët vazhdonin të këndonin emrin e tij. Një epokë përfundoi. Por për Argjentinën, numri 10 nuk do të jetë më thjesht një numër. Do të jetë përgjithmonë Leo Messi. (A2 Televizion)