“Tërhiq e mos e këput” - Majlinda Bregu: Shqipëria do të përballet me më shumë rezistencë brenda BE-së për anëtarësimin

7 Tetor 2026, 14:55Politika TEMA
“Tërhiq e mos e këput” - Majlinda Bregu: Shqipëria do

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka reaguar për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke vënë theksin te zhvillimet dhe mekanizmat që po diskutohen në kuadër të zgjerimit të Bashkimit Europian.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bregu shkruan se për Shqipërinë kërkohet më shumë integrim përpara anëtarësimit, më pak hapësirë për veto politike gjatë procesit dhe më shumë garanci kundër regresit pasi vendi të bëhet anëtar i BE-së.

POSTIMI PLOTE

Tërhiq e mos e këput…

Tërsëllimën e kotësive që dëgjojmë çdo ditë dhe mjegullën se ç’ndodh me ne, ia vlen ndonjëherë t’i lësh mënjanë për të parë më kthjellët se çfarë po vendoset për fatin tonë politik europian.
Sepse vendet nuk jetojnë sa mandatet e qeverise, as me lajme hapje e mbyllje kapitujsh. Jetojnë me zgjedhjet që bëjnë për dekadat që vijnë, me institucionet që ndërtojnë dhe me vendin që arrijnë të zënë në botën ku u ka rënë të jetojnë.
Dhe ndërsa ne perplasemi e s’dalim dot nga qerthulli ynë mbytës, në Bruksel po diskutohet diçka shumë më afatgjatë për Shqipërinë: si do të hyjmë në Bashkimin Europian, çfarë do të marrim përpara se të hyjmë dhe çfarë lloj anëtari do të jemi pasi të hyjmë.
Dokumenti i ri i Komisionit Europian, Preparing for a Ëider Union, duhet lexuar pikërisht kështu. Jo vetëm për lajmin që tërhoqi vëmendjen, një mekanizëm i posaçëm mbrojtës për 15 vitet e para pas anëtarësimit të vendeve të reja, por sepse pas tij po merr formë një kontratë e re politike e zgjerimit.
E thene shqip, më shumë integrim përpara anëtarësimit; më pak hapësirë për veto politike gjatë rrugës; më shumë garanci kundër regresit pasi bëhesh anëtar.

Më shumë Europë përpara anëtarësimit

Këtë tezë e njoh mirë. Për vite me radhë, në RCC, ishte ideja kryesore mbi të cilën punuam: që Ballkani Perëndimor të mos presë ditën e anëtarësimit për të filluar të jetojë disa prej përfitimeve të tij.
Roaming-u pa tarifa shtesë në rajon, ulja e kostove të roaming-ut me BE-në, Green Lanes, njohja e diplomave dhe profesioneve, lëvizshmëria, afrimi me SEPA-n dhe Tregun e Vetëm, të gjitha vinin nga e njëjta logjikë: të zvogëlojmë, një nga një, dallimet praktike mes të qenit brenda dhe jashtë BE-së.
Më duhet ta them këtë edhe për hir të saktësisë historike: kjo ide lindi në rajon, jo në Bruksel. Ishte rajoni që kërkoi të mos priste anëtarësimin për të filluar integrimin dhe që e provoi këtë logjikë me hapa konkretë. E them jo për të ndarë meritat, por sepse historia institucionale ka kujtesë të shkurtër dhe ndoshta këtë nuk e dinë më as të gjithë ata që sot punojnë në Bruksel, e jo vetëm jashtë tij.
Sot Komisioni po e çon këtë logjikë në një nivel tjetër: po e kthen nga një ide e shtyrë dhe e provuar nga rajoni, në pjesë të arkitekturës së zgjerimit të BE-së. Dhe kjo është një gjë e mirë.
Vendet që përmbushin kushtet mund të integrohen gradualisht në politika, programe dhe agjenci të BE-së dhe, në një fazë të avancuar, edhe në pjesë të Tregut të Vetëm, pa pritur ditën formale të anëtarësimit.
Më pak veto gjatë rrugës
Komisioni propozon gjithashtu që disa vendime të ndërmjetme të negociatave, përfshirë hapjen e grup-kapitujve, të mos varen më domosdoshmërisht nga unanimiteti, por të merren me shumicë të cilësuar. Vendimi përfundimtar për anëtarësimin mbetet unanim nga te gjitha vendet anetare.
Kjo prek një nga kontradiktat e vjetra të procesit.
Nuk mund t’i thuash një vendi se anëtarësimi është i bazuar në merita dhe në të njëjtën kohë, ta lësh çdo hap të tij peng të një vetoje politike apo të një mosmarrëveshjeje dypalëshe që nuk ka lidhje me kriteret e anëtarësimit.

Por pastaj vjen pjesa e tretë qe beri lajm dje dhe ajo është më e ndërlikuar.
15 vjet mekanizma mbrojtës pas anëtarësimit.
Komisioni propozon që për 15 vitet e para pas hyrjes në BE ,anëtarët e rinj t’i nënshtrohen një mekanizmi të posaçëm në rast të shkeljeve serioze të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe vlerave themelore të Bashkimit Europian.
E di edhe që dikush mund të thotë: “Pas meje qameti. Të hyjmë njëherë në BE, pastaj shohim ,” apo “S’do të hyjmë kurrë, ç’na duhen këto diskutime?” Madje edhe: “Ç’e duam BE-në, nëse edhe pasi hyjmë na mbajnë 15 vjet nën vëzhgim?”
I kuptoj këto reagime. Pas kaq shumë vitesh pritjeje, premtimesh, afatesh të shtyra dhe lodhjeje nga politika, janë pothuajse të parashikueshme. Por janë më shumë shfryrje disfatiste sesa argumente.
Pyetja është, a nuk e ka këtë garanci sot Europa?
Vendet kandidate nuk mbërrijnë te dera e BE-së të pakontrolluara.
Për Ballkanin Perëndimor, kushtëzimi fillon shumë përpara negociatave, përmes Marrëveshjeve të Stabilizim-Asociimit.
Pastaj vijnë screening-u, kriteret për hapjen dhe mbylljen e kapitujve, përafrimi me legjislacionin e BE, ndërtimi i institucioneve dhe, gjithnjë e më shumë, prova se ligjet nuk ekzistojnë vetëm në letër, por zbatohen.
Metodologjia e re e zgjerimit u ndërtua pikërisht sepse transpozimi i ligjeve nuk konsiderohej më i mjaftueshëm. Kapitujt 23 dhe 24, për gjyqësorin, të drejtat themelore, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, happen të parat,monitorohen gjatë gjithë procesit dhe mbyllen të fundit. Nëse ka regres në themelet demokratike, negociatat mund të ngadalësohen apo edhe të kthehen pas.
Pra kandidati kontrollohet, rikontrollohet dhe duhet të krijojë një track record të zbatimit.
Në fund, të gjitha shtetet anëtare duhet të bien dakord se është gati të hyjë.
Atëherë, pas gjithë këtij procesi, çfarë problemi po zgjidh edhe një regjim i posaçëm 15-vjeçar?
Nëse përgjigjja është se reformat mund të zhbëhen sapo zhduket stimuli i anëtarësimit, shqetësimi është real.
Por ky nuk është problem vetëm i anëtarëve të rinj.
Hija e Hungarisë
Mbi këtë debat qëndron përvoja e BE-së me regresin demokratik brenda vetë Unionit.
Hungaria hyri në BE në vitin 2004. Përplasjet serioze me institucionet europiane mbi shtetin e së drejtës erdhën vite më vonë. Por nëse problemi është regresi demokratik, pse mekanizmi më i fortë duhet të vlejë vetëm për anëtarët e rinj?
Dhe pse pikërisht 15 vjet?

Demokracia nuk fiton imunitet nga regresi në ditën e parë të vitit të gjashtëmbëdhjetë.
Nëse një vend sillet në mënyrë shembullore për 15 vjet dhe fillon të zhbëjë institucionet demokratike në vitin e 16-të, BE-ja kthehet përsëri te instrumentet kufizimet e të cilave ndihmuan ta prodhonin këtë debat.
Prandaj ndoshta pyetja më interesante që ngre “safeguard-I” nuk është për Shqipërinë apo Malin e Zi.
Është për vetë Bashkimin Europian:

Komisionit Europian i duhet që zgjerimi të prodhojë rezultat.
Komisioni nuk mund t’i anëtarësojë vetë vendet e reja ndaj formulon një policë sigurimi politike për vendet anëtare që t’ua bëjë zgjerimin politikisht më të pranueshëm atyre që duhet të thonë “po” në fund.

Dhe këtu po biem dakord për një realitet politik që nuk ka kuptim ta zbukurojmë: çdo anëtarësim i ri do të hasë më shumë, jo më pak, rezistencë brenda vetë BE-së. Sa më afër mbylljes së negociatave , aq më konkrete bëhen pyetjet për koston, fondet, lëvizjen e lirë, bujqësinë, vendimmarrjen dhe, mbi të gjitha, frika se çfarë ndodh nëse një vend, pasi hyn, bën hapa pas.

Po Shqipëria?
Shqipëria është ende e tunduar ta masë suksesin si mbledhje aritmetikë në shtyllë. Sa kapituj hapëm, sa mbyllëm, sa bëjnë 5 plus 7 detyrime, përshëndesim çdo propozim që vjen nga Brukseli dhe pastaj ta quajmë duartrokitjen strategji. Nuk është kështu.

Brukseli do të vazhdojë ta rishikojë dhe ridizenjojë procesin e zgjerimit. Është puna e tij. Puna jonë është që këto ndryshime të kenë gjithnjë e më pak rëndësi për ne, sepse kemi ndërtuar një shtet që do ta kalonte çdo mekanizëm mbrojtës, me çdo qeveri dhe në çdo vit.

Një vend që e mat përparimin e vet me kalendarin e Brukselit do të mbërrijë gjithmonë si mysafir. Një vend që e mat me standartet që zbatohen në një process gjyqësor, me sigurinë ushqimore, me kostot e certifikimit të produkteve bujqësore për të eksportuar në tregun e përbashkët europian,me modernizimin e industrisë dhe monitorimin psh të gazeve ndotësë në atmosferë, mbërrin si anëtar. garancia më e fortë e Shqipërisë nuk mund të jetë vetëm një formulim më i mirë në traktatin e anëtarësimit.

Duhet të jetë një shtet ku institucionet nuk ndryshojnë karakter sa herë ndryshon pushteti, ku standardi europian nuk mbahet në këmbë nga frika se mos bllokohet një kapitull dhe ku reformat nuk zhbëhen sapo largohet presioni i anëtarësimit.

Në fund, kjo është negociata më e rëndësishme që Shqipëria zhvillon. Jo ajo me Brukselin, por ajo me qytetarët e vet.

Një vend serioz nuk negocion vetëm datën e hyrjes. Negocion edhe cilësinë e të qënit vend europian.

6 Komente

  1. K
    Kapteri

    Kjo eshte perfaqesuese e cocaines grupi burrelit gjeci i gardes saliut Cocaine jep mend per europen. Bodigardja e saliut.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Enveristi

      Te ishja une si Edi do luaja me Evropen si kurvari me kurven. Do shpallja se Shqiperia ka synim te behet republike e SHBA dhe me siguri tere burokratet hipokrite evropiane, qe mendojne se jane super njerez dhe jo si ne, do hidheshin perpjete sikur u ke futur hellin ne by...Nuk ishte budalle Enveri qe bente "politike te madhe". Keta te sotmit kane ngele tek flamingot....

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jugu

        Eh si e ke ate shikimin, Me ate shikim dhe ca video roze me ata te komisionit europian u emerove aty ku je. Uroj qe ai Tozaj te te mos nxjerr ndonje video edhe per ty, por edhe nese provon ti di ta blesh me paret qe ke bere ne pushtet.

        Përgjigjjuni
        1. �
          …

          Ti je pjese e rendesishme e grupimit qe e beri vendin anadoll

          Përgjigjjuni
          1. U
            Une Zeqineja jame me ty!

            Tentativat e Rames per te futur Shqiperine ne BE, kur ai e di mire se shqiperia me kete korrupsion dhe shthurjen totale te shtetit nuk futet jo per 15 vite por sa te jete gjalle Rama por edhe femijet e tij, por e gjithe kjo behet per te mbajtur pushtetin e tij dhe ti shpetoj drejtesise per bemat qe i ka bere ketij vendi. Ne nje rast normal dhe me nje qeveri me kembe ne toke, shqiperia mbase do futej shume me shpejt ne BE, sepse do realizonte reformat dhe do te luftonte pa dorashka korrupsionin dhe krimin e organizuar qe ka kapur shtetin per gryke. Me Ramen ne krye dhe me gjithe shpuren e tij te korruptuar dhe kriminale dhe me ata kermen e PD shqiperia as te mos e kujtoj me BE dhe jo te shpresoj te futet si anetere me te drejta te plota. Kete qe beri Rama me allishverishet e tij me "Borrelet, Dhallat, Vorber-Borger-Dorgen, te Evropes, etj" qe jane te korruptuar prej tij me taksat dhe pasurite e popullit shqiptare i dhane atij kaqe mundesi vetem per mos e diskretituar boterisht dhe per ta mbajtur ne detyre qe te mos e prek drejtesia, se e kane detyrim se jane pasuruar prej tij duke grabitur shqiperine. E bene edhe per faktin qe te shpetojn veheten e tyre qe te mos u dalin lakrat ne shesh per maredheniet e ngushta qe kane me nje k/minister te korruptuar dhe koken drejtuese te krimit te organizuar Edi Rama. Topi i mbetet popullit shqiptare ne dere, t'a harrojn BE dhe ne rast se duane te hyjn ne BE te ngrihen dhe ta hedhine ne Lane kete bashke me ate kermen tjeter, Sali Berishen dhe kopen e hajduteve qe i ndjekin keta nga pas, se me kete marreveshje te Rames me BE, vetem do paguajn ca taksa me shume dhe BE ta shikojn me dylbi. TE mos e hane Sapunin per djath!

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gus.

              Eshte e drejte.Qytetaret duhen te pyesin veteveten a e duan Bashimin Evropian? Te sillen dhe te veprojne ne Shqiperi si ne nje vende te Bashkimit Evropjan. Jetojne ne Evrope apo ne Amerike sic respektojne dhe ndjekin edukaten dhe kulturn e vendit ku jetojne ta ndjekin dhe ta perhapin dhe ne Shqiperi. Kjo eshte puna paresore e Diaspores dhe tlevisioneve dhe kanaleve sociale ne Shqiperi. Do te deshiroja dhe endroja sic zhvillohet revolucini I flamingove te zhvilloht ne Shqiperi nje revolucion per educaten,kulturen dhe gjuhen nga shoqeria civile dhe diaspora . Nuk eshte jeta ne Shqiperi vetem Ed ,Sali dhe nje vulgaritet i gjuhes dhe jetes i pa pare.Respekte. I love my country very much.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje