FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve për muajin tetor, pas ndeshjeve të fundit ndërkombëtare, me ndryshime të rëndësishme si në zonën e ekipeve shqiptare, ashtu edhe në kreun e klasifikimit botëror.
Shqipëria ka bërë një hap përpara, duke u ngjitur me një pozicion dhe tashmë renditet në vendin e 66-të në botë. Kuqezinjtë lënë pas Hondurasin dhe Kepin e Gjelbër, ndërsa kjo ngjitje vjen pas rezultateve të regjistruara në ndeshjet e fundit të kombëtares.

Kosova në një pozicion historik
Edhe Kosova ka arsye për të festuar. “Dardanët” janë ngjitur në vendin e 76-të, duke barazuar pozicionin më të mirë të regjistruar ndonjëherë në historinë e tyre në renditjen e FIFA-s. Krahasuar me klasifikimin e mëparshëm, Kosova ka përmirësuar pozicionin me dy vende.
Kjo renditje e afron Kosovën gjithnjë e më shumë me zonën e 70 skuadrave më të mira të botës dhe konfirmon progresin e saj në skenën ndërkombëtare.

Spanja ruan kreun, ndryshime në Top 10
Në krye të renditjes vazhdon të jetë Spanja, e cila mban vendin e parë me 2011.57 pikë. Pas saj vjen Argjentina, ndërsa Franca dhe Anglia plotësojnë katërshen e parë.
Ndryshimi më i rëndësishëm në Top-10 është ngjitja e Portugalisë, e cila kalon në vendin e pestë. Brazili zbret në të gjashtin, ndërsa Maroku renditet i shtati.
Belgjika dhe Holanda ruajnë përkatësisht vendet tetë dhe nëntë, ndërsa Meksika plotëson Top-10, pavarësisht rënies me një pozicion.

© SYRI.net
Ronaldinho i dedikon një mesazh emocionues Messit: Na bëre ta duam futbollin
Historia vazhdon, Arsenali dhe Arteta së bashku deri në vitin 2030
Dhuratë e pazakontë për Messin në lamtumirën me Argjentinën: Arbitri i jep kartonët e tijBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: