“Richard Mille”, 4 iPhone dhe mijëra euro/lekë, çfarë iu gjetën Agasit dhe Shpatarakut kur u arrestuan

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.10.2026, 14:47

Në momentin e arrestimit, Ergys Agasi ndodhej në një automjet së bashku me Uljan Shpatarakun, ndërsa gjatë kontrollit atij iu sekuestruan disa sende me vlerë dhe shuma parash.

Mes sendeve të sekuestruara ishte edhe një orë e markës “Richard Mille”, e cila, sipas çmimeve të publikuara online, mund të kushtojë deri në 300 mijë euro. Agasi kishte me vete edhe katër telefona “iPhone”, disa karta bankare të institucioneve financiare shqiptare dhe të huaja, si dhe një çantë ku u gjetën kartëmonedha 200, 50 dhe 20 euro. Në çantë ndodhej gjithashtu leja e drejtimit.

Kontrollet vijuan edhe në automjet, ku u gjetën çelësa metalikë, një kontratë për marrjen me qira të një automjeti, si dhe dokumente të tjera.

Ndërkohë, nga kontrolli personal i Uljan Shpatarakut u sekuestruan 400 euro, 4.200 lekë, një portofol “Alviero Martini” dhe një çantë “Hermes”. Sipas të dhënave të bëra publike, gjatë kontrollit të banesës së Shpatarakut nuk u konstatuan sende të kundërligjshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit