• Kontakt
Wednesday, October 7, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga neonet tek qelitë, drama sociale e një shteti që ja dorëzoi rininë krimit

15:04 : 07/10/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE
Foto ilustruese

Foto ilustruese

Nga Klodian Tomorri

Për më shumë se një dekadë, shoqëria shqiptare ndoqi në heshtje, herë me indiferencë e herë me një lloj normaliteti të frikshëm, marshimin e një brezi të tërë drejt zyrave luksoze me xhama pasqyrues në qendër të Tiranës. Ata ishin “gjenerata e call center-ave”.

Të rinj, studentë, të diplomuar që zotëronin gjuhë të huaja, të cilët të përballur me realitetin e ekonomisë që nuk u ofroi mundësi, zgjodhën dritat e neonit, rrogat dhe bonuset e industrisë së mashtrimit.

Por sot, kur flluska ka plasur, Shqipëria duhet të paguajë faturën e këtij kompromisi moral: kjo industri nuk ishte thjesht punësim, ishte mekanizmi më eficient i kriminalizimit masiv të rinisë shqiptare.

Ndryshe nga kultivimi i kanabisit apo trafiku i paligjshëm që kërkonte fshehje, periferi dhe botë nëntoke, industria e mashtrimit financiar u institucionalizua si “biznes elitar”. Ajo u ul këmbëkryq në mes të Tiranës dhe në qendrat e qyteteve të tjera duke u reklamuar si mundësi karriere dhe duke e zhveshur krimin nga ndjesia e fajit.

Lexo edhe:

Shkoi për vizitë në “uzinat” e KAYO-s, qytetarët ia plasin në sy Ramës: Dorëhiqu! Të pret burgu…

Protesta e 129-të/ Qytetarët ironizojnë përplasjet në PS për Reformën Territoriale: O Taulant bëj presion…

Kur një krim kryhet përmes një ekrani, pa armë dhe pa dhunë fizike, morali pëson një mutacion të rrezikshëm. Viktimat matanë kontinentit u kthyen në thjesht “numra” në një listë Excel-i, ndërsa vjedhja e kursimeve të tyre u pagëzua me eufemizmin modern “target i arritur”.

Sigurisht, e gjitha kjo, nuk mund të ndodhte pa korruptimin e shtetit. Zyrat e mashtrimit nuk ishin të padukshme; ato funksiononin si impiante të vërteta korrupsioni ku zyrtarë të institucioneve të ndryshme e policë merrnin rregullisht ryshfete të majme për të kthyer kokën mënjanë.

Nga inspektorët e thjeshtë të policisë së zonës që paguheshin për të mos dëgjuar zhurmën e qindra të rinjve që hynin e dilnin në ndërrime nate, e deri te krerët e strukturave ligjzbatuese dhe inteligjencës financiare—rrjeta e korrupsionit ishte e shtrirë në çdo nivel.

Megjithatë, sot pasojat e këtij normalizimi nuk janë më një diskutim teorik mbi vlerat. Ato kanë sot fytyrën e dhimbshme të realitetit tonë juridik dhe social.

Rasti i Greta Gjocit, nënës së re që u dënua me 6 vjet e 8 muaj burg nga Apeli i GJKKO dhe u dërgua pas hekurave me foshnjën e saj 4-muajshe, është pasqyra më brutale e këtij dështimi kolektiv. Lutja e saj para gjykatës—jo për pafajësi, por thjesht për shtyrje të dënimit që fëmija të mos rritej në qeli—është ulërima e një brezi të përdorur dhe të flijuar.

Ky ndoshta është dhe një rast, i cili zbulon anën më cinike të kësaj industrie: pronarët, arkitektët e vërtetë të këtyre skemave miliona euroshe, shpesh arrijnë të blejnë lirinë apo të fshihen pas kompanive guaskë, ndërsa përpara drejtësisë mbeten operatorët e thjeshtë. Vajza dhe djem të rinj që hynë në ato zyra për të paguar një qira apo një shkollim, të cilët sot duhet të trajtohen dhe dënohen si anëtarë të grupeve të strukturuara kriminale.

Kjo është një plagë, e cila do të lërë pasoja afatgjata në shoqërinë shqiptare. Së pari, ajo shkatërroi moralin e punës së ndershme dhe asgjësoi vijën që ndan të keqen nga e mira. Shqipëria ka sot një armatë të tërë të rinjsh, të cilët e fitojnë jetesën duke mashtruar pensionistë gjermanë nga një kompjuter?

Së dyti, ky proces prodhoi qindra të rinj me precedentë penalë të rëndë, duke u mbyllur përgjithmonë dyert e integrimit të tyre në shoqëri.

Tashmë shoqëria shqiptare duhet të shohë përtej mureve të burgut të Pojskës ku vuan dënimin një nënë e re me foshnjën e saj. Ky nuk është thjesht një sukses i kronikës së zezë apo i operacioneve të SPAK-ut.

Ky është kapitullimi i një sistemi që nuk i ofroi rinisë asgjë tjetër veçse dy rrugë: të ikte ose të kriminalizohej nën tymin e dritave të neonit. Kufjet që dikur dukeshin si simbol i modernitetit, u shndërruan shpejt në thertore të moralit dhe pranga që po mbysin të ardhmen e një brezi të tërë. /Kapitali.al

Etiketa: denimeEdi Ramakrimqelite e burgutqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shkoi për vizitë në “uzinat” e KAYO-s, qytetarët ia plasin në sy Ramës: Dorëhiqu! Të pret burgu…

12:41 : 07/10/2026
AKTUALITET

Protesta e 129-të/ Qytetarët ironizojnë përplasjet në PS për Reformën Territoriale: O Taulant bëj presion…

19:38 : 06/10/2026
AKTUALITET

SPAK u sekuestron telefonat, Ministria e Mbrojtjes u heq taksat e armëve Ron Yeffet dhe Arjeta Pucës

18:37 : 06/10/2026
AKTUALITET

Kos ‘frenon’ Ramën: Dy kushtet që duhet të plotësohen për t’u integruar më herët në BE

17:15 : 06/10/2026
AKTUALITET

Po me 4 herë, a quhesh “mashtrues”? Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ngop bujqit me lugën bosh të IPARD

15:20 : 06/10/2026
AKTUALITET

Dule: Rama lan duart me skandalet! Duhet të pranojë para popullit që është i paaftë

13:50 : 06/10/2026

TË GJITHA

Foto ilustruese

Nga neonet tek qelitë, drama sociale e një shteti që ja dorëzoi rininë krimit

15:04 : 07/10/2026

Ish-oficeri vidhte paratë e CIA-s/ Shpallet fajtor për përvetësimin e 200 milionë dollarëve

14:57 : 07/10/2026

Kërkoi largimin e anëtarit të KLP-së Vat Staka, rrëzohet kërkesa e Ylli Pjetërnikajt

14:56 : 07/10/2026

Ndahet nga jeta gazetarja dhe ish-eurodeputetja Barbara Spinelli

14:42 : 07/10/2026

“Olsi Rama pas Call Centerave mashtrues”, Berisha: Është anëtar i grupit Milton

14:37 : 07/10/2026

BE përgatitet për skenarin më të keq, një sulm hibrid me shumë viktima

14:26 : 07/10/2026

“Rama ekzekuton 15 bashki për hir të karriges”, Berisha: Nesër të gjithë në protestë para Parlamentit

14:13 : 07/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com