7 Tetor 2026, 15:03
Nga E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një takim me bizneset e vogla. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Rama deklaroi se skema “Dyfisho sipërmarrjen tënde” synon të mbështesë bizneset e vogla dhe të mesme përmes financimeve me interes deri në 2%. Referuar kësaj, kryeministri bëri me dije se financimi mund të arrijë deri në 2 milionë euro, me afat shlyerjeje deri në 10 vjet.
Sipas tij, deri tani janë rreth 400 biznese në proces aplikimi, ndërsa theksoi se janë edhe 32 kredi janë miratuar, me një vlerë totale prej rreth 5 milionë eurosh. Në fund, lideri i qeverisë tha se interesi për skemën po rritet me ritme të përshpejtuara.
Edi Rama: Dyfisho sipërmarrjen tënde ka ardhur si nevojë për të mbështetur nga shumë afër sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, që ia kanë dalë të përballojnë vështirësitë që çdo biznes përballon. Sot kanë akumuluar dije dhe e dinë se si të rriten, por nuk kanë mundësitë financiare.
Por, edhe për shkak të masës që kanë në këto biznese, që nuk janë shumë të konsoliduara, kanë nevojë për një dorë dhe mbështetje. Prandaj kemi krijuar këtë skemë, që ofron një kredi me një interes deri në 2%. Financimi shkon deri në 2 milion euro dhe afati është deri në 10 vjet.
Është një kornizë shumë e favorshme, e bërë enkas për biznesin. Ky është programi dhe më vjen shumë mirë, që shohim një rritje të interesit. Sot, që flasim kemi rreth 400 biznese që janë në proces. Deri në datën 5 kemi 32 kredi të miratuara, për një vlerë shkon deri në 5 milionë euro. Ajo që na vjen mirë shohim, është një rritje e përshpejtuar./Dosja.al
edi rama
Politike
7 Tetor 2026, 14:27
E. D
Protesta para miratimit të ndryshimeve për Specialen në Kuvendin e Kosovës
KOSOVË- Bashkimi Evropian ka thënë se ës...
Politike
7 Tetor 2026, 14:23
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se vetëm revolta mund t’i shpëtojë shqiptarët...
Politike
7 Tetor 2026, 14:01
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me seancën plenare të parashikuar për dit&eum...
Politike
7 Tetor 2026, 12:56
I.A
TIRANË- Shoqata e të zgjedhurve vendorë i ka drejtuar një letër Këshillit të Europës dhe Kongresit të Autoritetev...
Politike
7 Tetor 2026, 11:15
E. D
Vjosa Osmani, Justina Shiroka-Pula, Atifete Jahjag
KOSOVË- Kosova e ka kthyer në traditë tashmë zgjedhjen e grave në postin e Pres...
Politike
7 Tetor 2026, 10:49
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pritur këtë mërkurë me protesta nga banorët e zonës së ...
Politike
7 Tetor 2026, 09:39
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar Justina Shiroka Pula, për zgjedhjen e saj në postin e President...
Politike
7 Tetor 2026, 09:27
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në përvjetorin e sulmit të 7 Tetorit në Izrael, duke kujtuar viktimat dhe të...
Politike
7 Tetor 2026, 08:17
E. D
Justina Shiroka Pulë, Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar Justina Shiroka Pulën, e cila në mesnatë u zgjodh presidente...
Politike
7 Tetor 2026, 08:06
E. D
Gjykata Speciale në Hagë
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, d...