Top Channel/ Luftë frontale në Jemen. Huthit sulmojnë aeroportin e Adenit, qeveria ofensivë
07/10/2026 15:17
Aeroporti ndërkombëtar i Adenit u vu në shënjestër të raketave balistike dhe dronëve në orët e para të së mërkurës. Sipas Ministrisë së Transporteve të Jemenit, një raketë ra pranë pistës, pak minuta përpara mbërritjes së një avioni nga Kajro.