Konflikti GJKKO-Dhoma e Avokatisë, Meta reagon nga qelia: Situatë e panevojshme dhe e evitueshme, Kuvendi të ndërhyjë Kryeministri Edi Rama foli sot, teksa ishte përballë disa drejtuesve bizneseve të vogla, për programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”.
Rreth 400 biznese janë aktualisht në proces në kuadër të programit “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, ndërsa deri më tani janë miratuar 32 kredi, me një vlerë totale prej rreth 5 milionë eurosh.
Kryeministri Edi Rama tha se interesi për skemën është në rritje dhe se ritmi i aplikimeve dhe miratimeve është përshpejtuar.
Gjatë deklaratës së tij, Rama u shpreh se programi është krijuar për të mbështetur bizneset e vogla dhe të mesme që kanë kaluar fazën fillestare të vështirësive dhe tashmë kanë nevojë për financim për t’u zgjeruar.
“Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tëndë” ka ardhur si një nevojë për të mbështetur nga shumë afër sipërmarrje të vogla, të mesme që ia kanë dalë t’i mbijetojnë sfidave të krijimit të tyre në një treg të hapur, ia kanë dalë të përballojnë vështirësitë që çdo biznes i vogël përballon. Sot kanë akumuluar dije, kanë qartësi se si mund të rriten, por nuk kanë mundësitë financiare.
Ne kemi krijuar këtë skemë, e cila faktikisht ofron një kredi me interes deri në 2%, kredi shumë e butë dhe me një garanci shtetërore deri në 70%. Është një kornizë shumë e favorshme, e bërë enkas për biznesin e vogël dhe të mesëm.
Më vjen mirë që po shoh një rritje të interesit, sot që flasim kemi rreth 400 biznese që janë në proces, kemi praktikisht deri në 5 që janë shifrat 32 kredi të miratuara, për një vlerë që shkon te rreth 5 mln euro. Ajo që na vjen mirë të shohim është ritmi i përshpejtuar. Hapësira është për shumë më tepër”, tha Rama.
Duke folur për vështirësitë me të cilat përballet sektori fason, Rama tha se modeli i ndërtuar mbi krahun e lirë të punës nuk është më konkurrues, pasi kostot e punës dhe standardet e jetesës kanë ndryshuar.
“Është e vërtetë që biznesi juaj edhe fasoni si kategori është me risk për arsyet që ju e dini shumë mirë. Siç është e vërtetë që situata e vështirë e kësaj kategorie lidhet me faktin që themeli mbi të cilin u ndërtua ky biznes ishte krahu i lirë i punës dhe krahu i lirë i punës nuk është më një kapacitet konkurrues pasi nuk ka më krah të tjerë pune dhe insistimi për të vazhduar me fason me paga të ulëta është një insistim për ta bërë ëndërr diçka që është realitet në fakt, si ai që thotë, “o Zot bëje ëndërr”, por nuk është ëndërr, është realitet dhe ka vetëm një mundësi dhe unë besoj që banka juve do t’ju mbështesë nëse ju plotësoni dy kushte. Kushti i parë të mos keni një historik të keq me Bankën e Shqipërisë dhe kushti i dytë lidhet me mundësinë, është e vetmja mundësi që ju duhet të ndryshoni lojën.
Pra, duhet të kaloni nga industria me material porositës gjysmë të gatshëm, duhet të kaloni në ‘’Made in Albania’’; duhet të kaloni në cikël të mbyllur, duhet të bëni nga A-ja te ZH-ja. Tani a është e mundur kjo? Nuk është e lehtë, por është plotësisht e mundur sepse ju keni goxha eksperiencë. Ju keni dije se si bëhen ato procese, se si bëhet këmisha. Keni njerëz që dinë ta bëjnë, keni një treg të caktuar që e njihni dhe duhet të mendoni që ju të financoni, të investoni në teknologji, të investoni në profesione brenda për brenda që nga dizajni deri tek ambalazhimi, marketimi në mënyrë që të bëni ‘’Made in Albania’’.
Po e arritët këtë, juve keni dalë në një tjetër nivel dhe nuk vareni më nga lojërat ‘’jo kurs i këmbimit, jo porositësit’’, domethënë është e vështirë, është sektor i vështirë në përgjithësi sepse ju e dini më mirë se unë që edhe kompanitë e mëdha të prodhimit të veshjeve, të modës, e tjerë e tjerë nuk janë në ditët e veta më të mira, por, flas në Europë, por kjo është rruga dhe kemi brenda për brenda industrisë shembuj që po e kapërcejnë atë epokën kur ishte krahu i lirë i punës.
Sepse në vitet ’90 një grua nga një familje e ardhur në Tiranë për të ndërtuar një jetë më të mire; një nënë e re ulej në makinën qepëse, ulte kokën, punonte pa pushim gjithë javën, edhe të dielën për 150 mijë lekë të vjetra. Sot, vajza e saj që është bërë 20 vjeç, 25 vjeç nuk të vjen në makinë qepëse sikur t’i japësh 2.000 euro në ditë. Ka mbaruar kjo histori, ka ndryshuar Shqipëria, kanë ndryshuar kërkesat, kanë ndryshuar standardet, ka ndryshuar kostoja e jetesës, të gjitha bashkë. Kështu që mënyra e vetme është të ndryshojë edhe sistemi juaj i funksionimit”, deklaroi Rama.
Top Channel