7 Tetor 2026, 15:20
Nga E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një takim me bizneset e vogla. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Rama deklaroi se qeveria do të ketë një rol aktiv në mbështetjen e bizneseve që aplikojnë për financim përmes programit “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”.
Më tej, kryeministri theksoi se Ministria e Ekonomisë do të ndërhyjë kur aplikimet hasin vështirësi në raport me bankat. Sipas tij, raporti me bankat është shpesh i vështirë sidomos për bizneset e bujqësisë, ndaj sipas tij, ministria do të jetë ndërmjetëse dhe garantuese gjatë procesit të aplikimit. Në fund, lideri i qeverisë tha se kur një kërkesë për financim kthehet nga banka, ministria do ta mbështesë dhe do të këmbëngulë që projekti të marrë financimin.
Edi Rama: Ky program është konceptuar për t’ju mbështetur ju, por qeveria e konsideron si program të vetin. Ministria e Ekonomisë është në anën tuaj. Raporti me bankat është nganjëherë shumë i vështirë për bizneset e bujqësisë, ndaj ministria do të jetë ndërmjetësi dhe garantuesi juaj. Pra, kur një aplikim mund të kthehet për një arsye apo një tjetër, ministria është aty për ta mbështetur, për ta argumentuar dhe për të këmbëngulur që ai të financohet. Kur vjen puna te investimet në fshat, që ne jemi të interesuar t’i nxisim, përveç programit ‘Dyfisho Sipërmarrjen Tënde’, kemi edhe programin e AZHBR-së, ndaj mund t’i kombinojmë të dyja. Të jeni të sigurt që nuk jeni vetëm në këtë marrëdhënie. Edhe programi që kishim më parë e kishte këtë problem. Në këtë program, mes individit dhe bankës është edhe qeveria./Dosja.al
edi rama
Politike
7 Tetor 2026, 15:11
E.d
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Ministrja Delina Ibrahimaj ka deklaruar ditën e sotme se qeveria ka vënë në dispozicion një...
Politike
7 Tetor 2026, 15:03
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një takim me bizneset e vogla. Gjatë fjalës së tij në k...
Politike
7 Tetor 2026, 14:27
E. D
Protesta para miratimit të ndryshimeve për Specialen në Kuvendin e Kosovës
KOSOVË- Bashkimi Evropian ka thënë se ës...
Politike
7 Tetor 2026, 14:23
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se vetëm revolta mund t’i shpëtojë shqiptarët...
Politike
7 Tetor 2026, 14:01
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me seancën plenare të parashikuar për dit&eum...
Politike
7 Tetor 2026, 12:56
I.A
TIRANË- Shoqata e të zgjedhurve vendorë i ka drejtuar një letër Këshillit të Europës dhe Kongresit të Autoritetev...
Politike
7 Tetor 2026, 11:15
E. D
Vjosa Osmani, Justina Shiroka-Pula, Atifete Jahjag
KOSOVË- Kosova e ka kthyer në traditë tashmë zgjedhjen e grave në postin e Pres...
Politike
7 Tetor 2026, 10:49
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pritur këtë mërkurë me protesta nga banorët e zonës së ...
Politike
7 Tetor 2026, 09:39
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar Justina Shiroka Pula, për zgjedhjen e saj në postin e President...
Politike
7 Tetor 2026, 09:27
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në përvjetorin e sulmit të 7 Tetorit në Izrael, duke kujtuar viktimat dhe të...