7 Tetor 2026, 15:11
Nga E.d
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Ministrja Delina Ibrahimaj ka deklaruar ditën e sotme se qeveria ka vënë në dispozicion një fond prej 8 milionë eurosh për të ndihmuar bizneset në hartimin e planeve të biznesit. Gjatë fjalës së saj në një takim me bizneset, ministrja tha se kjo është bërë në mënyrë që sa më shumë projekte të përfitojnë nga skema e financimit.
Më tej, ajo tha se janë hapur dy linja këshillimi për bizneset, ndërsa në zonat rurale informacioni dhe asistenca do të ofrohen përmes agropikave të AZHBR-së. Ibrahimaj shpjegoi se në rastet kur një aplikim kthehet nga banka për shkak se plani i biznesit nuk plotëson standardet, qeveria do të ndërhyjë përmes agropikave ose ekspertëve të kontraktuar nga UNDP për ta përmirësuar atë.
Delina Ibrahimaj: Duam që mbështetjen për biznesin ta kemi sa më të madhe. Kemi hapur dy linja këshillimi. Për zonat rurale po bashkëpunojmë me AZHBR-në, në mënyrë që të gjitha agropikat e shpërndara në terren të japin informacion për këtë kredi, por edhe të këshillojnë bizneset për hartimin e planit të biznesit. Kemi vënë në dispozicion një fond prej 8 milionë eurosh për të mbështetur hartimin e planeve të biznesit, në rastet kur nevojitet asistencë shtesë. Pra, kur banka e kthen mbrapsht një aplikim, sepse plani i biznesit nuk është sipas standardeve, ne do të ndërhyjmë përmes agropikave ose ekspertëve të kontraktuar nga UNDP, në mënyrë që çdo ide e biznesit të ketë mundësi të financohet. Gjithashtu, së bashku me Bankën e Shqipërisë, jemi të gatshëm ta trefishojmë fondin për garancinë sovrane, në varësi të kërkesave që na vijnë nga biznesi./Dosja.al
delina ibrahimaj
Politike
7 Tetor 2026, 15:03
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një takim me bizneset e vogla. Gjatë fjalës së tij në k...
Politike
7 Tetor 2026, 14:27
E. D
Protesta para miratimit të ndryshimeve për Specialen në Kuvendin e Kosovës
KOSOVË- Bashkimi Evropian ka thënë se ës...
Politike
7 Tetor 2026, 14:23
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se vetëm revolta mund t’i shpëtojë shqiptarët...
Politike
7 Tetor 2026, 14:01
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me seancën plenare të parashikuar për dit&eum...
Politike
7 Tetor 2026, 12:56
I.A
TIRANË- Shoqata e të zgjedhurve vendorë i ka drejtuar një letër Këshillit të Europës dhe Kongresit të Autoritetev...
Politike
7 Tetor 2026, 11:15
E. D
Vjosa Osmani, Justina Shiroka-Pula, Atifete Jahjag
KOSOVË- Kosova e ka kthyer në traditë tashmë zgjedhjen e grave në postin e Pres...
Politike
7 Tetor 2026, 10:49
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pritur këtë mërkurë me protesta nga banorët e zonës së ...
Politike
7 Tetor 2026, 09:39
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar Justina Shiroka Pula, për zgjedhjen e saj në postin e President...
Politike
7 Tetor 2026, 09:27
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në përvjetorin e sulmit të 7 Tetorit në Izrael, duke kujtuar viktimat dhe të...
Politike
7 Tetor 2026, 08:17
E. D
Justina Shiroka Pulë, Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar Justina Shiroka Pulën, e cila në mesnatë u zgjodh presidente...