“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Janë miratuar 32 kredi me vlerë 5 milionë euro

7 Tetor 2026 | 15:17

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të mërkurë programin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Ai thekson se ky program synon të mbështesë bizneset e vogla dhe të mesme përmes financimeve me interes deri në 2%.

Sipas tij, rreth 400 biznese janë në proces aplikimi. Rama ndër të tjera u shpreh se 32 kredi janë miratuar me një vlerë totale prej rreth 5 milionë eurosh.

“Ky program është konceptuar për t’ju mbështetur ju, por qeveria e konsideron si program të vetin. Ministria e Ekonomisë është në anën tuaj. Raporti me bankat është nganjëherë shumë i vështirë për bizneset e bujqësisë, ndaj ministria do të jetë ndërmjetësi dhe garantuesi juaj. Pra, kur një aplikim mund të kthehet për një arsye apo një tjetër, ministria është aty për ta mbështetur, për ta argumentuar dhe për të këmbëngulur që ai të financohet.

Kur vjen puna te investimet në fshat, që ne jemi të interesuar t’i nxisim, përveç programit ‘Dyfisho Sipërmarrjen Tënde’, kemi edhe programin e AZHBR-së, ndaj mund t’i kombinojmë të dyja. Të jeni të sigurt që nuk jeni vetëm në këtë marrëdhënie. Edhe programi që kishim më parë e kishte këtë problem. Në këtë program, mes individit dhe bankës është edhe qeveria”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha fton qytetarët në protestë para Kuvendit: Të bashkohemi kundër shkrirjes së bashkive

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje këtë të mërkurë nga selia e PD qytetarëve nga e gjithë Shqipëria që të mblidhen...
14:40 | 07/10/2026

Karakaçi: Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit, 3-5 kompani të interesuara për operatorin e hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, dha detaje mbi ecurinë e dy...
14:27 | 07/10/2026

Shoqata e të zgjedhurve vendorë i drejtohet KE: Ndaloni ndryshimin e njëanshëm të kufijve të bashkive

Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë, ku bëjnë pjesë edhe kryebashkiakë të zgjedhur nga Partia Demokratike, i është drejtuar me një letër Këshillit të Europës dhe...
14:03 | 07/10/2026