Celebrities Showbiz

Albano Bogdo zbulon detaje nga hyrja e tij në ‘Portokalli’: Ishte e paevitueshme…

Aktori Albano Bogdo, i njohur për karrierën e tij mbi gjashtëmbëdhjetë vjeçare në skenë, ka folur për herë të parë gjerësisht për hyrjen e tij në ekipin e ‘Portokalli’, pas një ftese që, sipas tij, ka qenë proces disajavor dhe jo e menjëhershme. Bogdo tregoi se nuk kishte asnjë dyshim kur mori ftesën, pasi besonte se puna e tij flet vetë.

“Mendoj që ishte e paevitueshme. Një ditë do vija në ‘Portokalli’ dhe tani që u poqën kushtet e duhura, erdha,” u shpreh ai, duke theksuar se është shumë i lumtur që më në fund ka arritur të jetë pjesë e Top Channel.

Për pritjen nga kolegët, aktori tha se u ndje menjëherë i mirëpritur, pavarësisht se nuk i njihte personalisht shumicën prej tyre më parë.

Me mua janë sjellë shumë mirë. Nuk kanë treguar asnjë lloj ftohtësie.

Sa i përket emocioneve të shfaqjes së parë, Bogdo e krahasoi me daljen e tij si fëmijë në skenën e Sarandës, duke pranuar se nuk fjeti disa netë para debutimit për shkak të ndjenjës së madhe të përgjegjësisë që i përcillnin dy logot e mëdha mbi vete, ajo e ‘Portokalli’ dhe ajo e Top Channel.