Avokati Kujtim Cakrani ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku ka folur lidhur me videot intime që janë shpërndarë gjerësisht në rrjet. Gjatë emisionit, ai u ndal te reagimi i bërë mbrëmjen e djeshme nga aktorja Monika Lubonja, e cila bëri me dije se ka bërë kallëzim ndaj kompozitorit Adrian Hila lidhur me videot intime.
Ai është shprehur se nëse çështja trajtohet në kuadër të veprës penale për të cilën është bërë edhe një kallëzim, pasojat për autorin mund të jetë vetëm gjobë. Ai është shprehur se Monika mund të ndjekë edhe rrugë civile për të kërkuar dëmshpërblim.
“Nuk rrezikon asgjë. Kjo akuzë që ajo ka ndërtuar dhe drejtuar Gjykatës së Dhomës Penale Tiranë, përbën kundravajtje penale. Që do të thotë që mund të dënohet me gjobë. Pra është vetëm dëmtim imazhi, zonja mund t’a kishte ndjekur këtë edhe në çështje civile për të kërkuar një dëmshpërblim moral. Kjo pasi është dëmtuar imazhi i saj. Ai mund të dënohet pas 10 vitesh kur të përfundojë procesi gjyqësor me një gjobë, deri në 3 milionë lekë, por nuk ka faj penal që të rrezikojë burg”, tha avokati.
Cakrani ka pretenduar se Hila, që prej 2025, kishte krijuar një rrjet ku publikoheshin materiale intime me pagesë. Sipas tij, videot janë shpërndarë edhe në faqe pornografike, të cilat janë shitur me para për përfitime financiare.
“E thashë këtë për të kuptuar që të gjithë ne mos të na bëjnë për budallenj. Ai e ka ditur shumë mirë që po regjistrohej, ka bërë prerje të atyre videove për arsye përfitimi. Askush nuk ia ka vjedhur, ai ka të gjithë të drejtën e tij të mbrohet, dhe do bëjë çdo gjë të mbrohet, por ne që jemi brenda këtij sistemi e dimë se si funksionon. Ai duhet të hetohet në bashkëpunim. Ai që ka bërë regjistrimet, prerjet. Kush janë bashkëpunëtorët, duhet ta gjejë Prokuroria.
Problemi qëndron se ai e ka ditur shumë mirë se çfarë ka ndodhur. Kjo është e organizuar dhe është shpërndarë në site të faqeve pornografike, janë shitur me para. I ka shitur për përfitime. Nuk parashikohet asnjë ditë me burg, mbase nuk është ky qëllimi, por problemi është se duhet hetuar se kush kanë qenë personat që e kanë ndihmuar, kush ka pasur dijeni”, tha avokati.
