Një pozë e pazakontë nga pushimet ka bërë bujë në rrjetet sociale, pasi modelja britanike Apollonia Llewellyn është shfaqur me bikini të bardha, e ulur mbi një pemë në Barbados.
26-vjeçarja ka publikuar disa fotografi nga pushimet e saj verore, duke shkruar në Instagram: “Nuk e kam lënë ende verën pas”.
Në një prej fotove, modelja pozon mbi një pemë pranë plazhit, ndërsa në të tjera shfaqet me një veshje rozë të ngushtë dhe me bikini gjatë qëndrimit në ishullin e Karaibeve. Postimi është ndarë me afro 600 mijë ndjekësit e saj.
Fotot janë publikuar edhe nga The Sun, që e ka vënë theksin te poza e saj e veçantë mbi pemë dhe te reagimet e ndjekësve.
Llewellyn është e njohur si modele dhe influencuese, ndërsa është shfaqur edhe si ring girl në eventet e Misfits Boxing. Në vitin 2024 ajo iu bashkua gjithashtu Playboy.
Modelja është në një lidhje me futbollistin e Raith Rovers, Jai Rowe.
Burimi: The Sun
Lini një Përgjigje