ASH: Brukseli e mban të hapur rrugën për Maqedoninë e Veriut, por Qeveria po e zvarrit procesin

Vizita e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, konfirmoi se procesi i zgjerimit po krijon një momentum real, të cilin Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë pa vonesa. Megjithatë, nga ASH thonë se, edhe pas pesë ditësh, Qeveria nuk ka paraqitur një plan konkret për zhbllokimin e rrugës drejt integrimit evropian.

Të lidhura

None found

Në reagimin e publikuar më 30 shtator, ASH kërkoi një plan publik dhe me afate të përcaktuara për përmbushjen e obligimeve evropiane, ku përfshihen ndryshimet kushtetuese dhe reformat në drejtësi. Po ashtu, partia kërkoi që pas vizitës së von der Leyen të mblidhej një tryezë me partitë parlamentare, me synim arritjen e konsensusit të domosdoshëm.

Sipas tyre, deri tani nuk është realizuar asnjëra prej këtyre kërkesave.

Pesë ditë pas vizitës, ende nuk është mbajtur asnjë takim dypalësh me Bullgarinë. Edhe pse është dërguar kërkesë për takim dhe është përmendur mundësia e zhvillimit të tij në Sofje, ASH vlerëson se vendit i nevojiten rezultate të prekshme dhe një proces i mirëfilltë politik, e jo vetëm njoftime për takime të mundshme.

Von der Leyen, sipas ASH-së, e bëri të qartë se për përparimin e negociatave duhet të ndërmerret një hap kyç. Ajo gjithashtu vlerësoi rezultatet e arritura përmes Planit të Rritjes dhe paralajmëroi investime të reja nga Bashkimi Evropian.

“Evropa po dërgon sinjale të qarta se dera mbetet e hapur. Çështja është se deri kur Qeveria do të vazhdojë të humbë kohë”, thonë nga ASH.

ASH kërkon nismë politike, dialog serioz me Bullgarinë, organizimin e një tryeze me forcat parlamentare dhe përcaktimin e afateve konkrete për realizimin e detyrimeve evropiane. Nga kjo parti theksojnë se përgjegjësia për nisjen e këtij procesi i takon Qeverisë./Telegrafi/


Shtuar më 7.10.2026 15:35

sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombullbahisjojobet girişbetebetholiganbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetbetasus girişbetasusbetasus girişBetasusKralbetmeritkingdinamobet girişmobilbahisporno videoporno izlepornotürk porno izleporno izlepornogamdom girişgamdomdoedaporno video izlejojobetdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren siteleronwinGrandpashabetcasinofastjojobet girişjojobetbetwoon