web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rekordet e Messit me fanellën e Argjentinës

7 Tetor 2026, 15:34, Sport CNA

Rekordet e Messit me fanellën e Argjentinës

Lionel Messi ka luajtur ndeshjen e fundit me Argjentinën, duke mbyllur aventurën me kombëtaren pas një karriere të mbushur me trofe dhe rekorde.

Në fitoren 3-0 ndaj Beninit në “Monumental”, para më shumë se 80 mijë tifozëve, Messi shënoi një gol dhe dha dy asistime. Në moshën 39-vjeçare, ai do të vazhdojë të luajë vetëm në nivel klubesh me Inter Miami.

Me Argjentinën, Messi mban rekordin për më shumë ndeshje, me 208 paraqitje, si dhe për më shumë gola, me 126. Ai ka gjithashtu 70 asistime dhe 148 ndeshje si kapiten, ndërsa në ndeshjet zyrtare ka shënuar 71 gola.

Messi ka marrë pjesë në 6 Botërorë, së bashku me Cristiano Ronaldo, dhe ka rekordin për paraqitje në Botëror me 34 ndeshje. Ai është gjithashtu rekordmen për golat e një argjentinasi në Botëror, me 21, asistimet me 12 dhe fitoret me 23.

Në Kupën e Amerikës, Messi mban rekordin për paraqitje me 39 ndeshje dhe asistime me 12, ndërsa është golashënuesi më i mirë në historinë e eliminatoreve të Botërorit në Amerikën e Jugut me 36 gola.





Lajmet e fundit nga