82-vjetori i mjekut Ëngjëll Gusho/ Gjashtë dekada në shërbim të pacientëve
Në 82-vjetorin e lindjes, CNA sjell profilin e mjekut të n...

Vendimi i gjykatës për vuajtjen e dënimit në burgun e Pojskës, ndërsa ndodhet bashkë me foshnjën e saj 4-muajshe, ka sjellë në këtë institucion Avokatin e Popullit. Një grup pune është ngritur menjëherë pas marrjes së dijenisë për rastin e 33-vjeçares Greta Gjoci, për të verifikuar kushtet në të cilat ajo po qëndron së bashku me fëmijën.
Përfaqësuesja e Avokatit të Popullit, Gloria Carkaxhiu, bëri të ditur se grupi i punës ka nisur verifikimin në terren, duke kontaktuar drejtuesit e institucionit dhe vetë të dënuarën. Sipas saj, nëna ndodhet në institucion bashkë me fëmijën e saj, i cili është ende në gji, ndërsa IEVP Pojskë ka një ambient të posaçëm, një çerdhe, ku mund të akomodohen nënat me fëmijët e tyre.
“Ne kemi filluar hetimin e rastit për të parë situatën dhe gjendjen aktuale të zonjës Greta Gjoci, e cila është 33 vjeç dhe ndodhet brenda këtij institucioni me fëmijën e saj 4-muajsh. Praktika lejon që nënat që kanë një fëmijë në gji, kur marrin një vendim gjykate dhe duhet të akomodohen në një IEVP, mund të mbajnë këtë fëmijë. Brenda këtij institucioni ka një ambient të posaçëm ku mund të qëndrojë nëna me fëmijën në gji. Ne kemi parë kushtet ku akomodohet dhe kemi parë edhe fëmijën dhe zonjën në fjalë. Kushtet ishin të realizuara sipas nevojave”, është shprehur ajo.

Carkaxhiu thekson se rasti nuk është një situatë e zakonshme në këtë institucion, ndërsa shton se gjatë verifikimit në terren, 33-vjeçarja nuk ka paraqitur ankesa specifike për kushtet e qëndrimit. Megjithatë, Avokati i Popullit do të vijojë hetimin duke shqyrtuar dokumentacionin dhe faktet e mbledhura gjatë inspektimit.
Ndërkohë, lidhur me mundësinë e pezullimit të vendimit të gjykatës, përfaqësuesja e Avokatit të Popullit sqaroi se kjo çështje i përket procedurave gjyqësore dhe nuk është në kompetencën e këtij institucioni. Sipas saj, Gjoci ka një seancë të radhës javën e ardhshme, të cilën do ta ndjekë përmes rrugës ligjore.
“E vetmja kërkesë që ajo kishte, ishte për vendimin dhe pikërisht në vijim, javën tjetër, ka seancën tjetër të cilën ajo do ta ndjekë ligjërisht. Ne nuk mund të ndërhyjmë tek gjykata. Ne kemi vetëm kontrollin e të drejtave dhe lirive të saj brenda institucionit”, tha Carkaxhiu.
Sipas përfaqësueses së Avokatit të Popullit, legjislacioni parashikon mundësinë që nënat të qëndrojnë në institucionet e vuajtjes së dënimit bashkë me fëmijët e tyre deri në moshën 3 vjeç. Rasti i Greta Gjocit nuk është i vetmi ku është ngritur shqetësimi për nënat e dënuara që kanë fëmijë të vegjël. Sipas informacioneve të bëra publike gjatë prononcimit, edhe gra të tjera që ndodhen në këtë institucion kanë kërkuar pezullimin e vendimeve të gjykatës për shkak të fëmijëve të tyre. Por përfaqësuesja e Avokatit të Popullit sqaron se këto çështje ndiqen individualisht nga vetë gratë dhe avokatët e tyre përmes hallkave të drejtësisë. Ndërsa institucioni që ajo përfaqëson do të fokusohet në verifikimin e kushteve të qëndrimit dhe respektimin e të drejtave të tyre brenda burgut.

Në përfundim të inspektimit, Avokati i Popullit pritet të dalë me një vlerësim mbi gjetjet dhe dokumentacionin e mbledhur, ndërsa përfaqësuesja e institucionit nuk dha një konkluzion paraprak nëse do të kërkohet ndonjë masë konkrete për rastin e nënës dhe foshnjës 4-muajshe.
“Ne mbledhim dokumentacionin dhe jemi sot para faktit që kemi mbledhur provat dhe faktet për hetimin tonë. Në vijim do të dalim me konkluzionet tona. Nuk mund të them sot diçka që kërkon një përfundim përpara se të mbyllim hetimin”, shtoi ajo.
Ndërsa Greta Gjoci vijon të qëndrojë në IEVP Pojskë së bashku me foshnjën e saj 4-muajshe, tashmë pritet vlerësimi përfundimtar i Avokatit të Popullit. Pas verifikimit të kushteve dhe shqyrtimit të dokumentacionit, institucioni pritet të përcaktojë nëse ka nevojë për ndërhyrje apo rekomandime konkrete lidhur me trajtimin e nënës dhe fëmijës brenda institucionit të vuajtjes së dënimit. Ndërkohë, çdo vendim që lidhet me pezullimin apo ndryshimin e masës së dhënë nga gjykata mbetet pjesë e procedurave që ndiqen në rrugë gjyqësore. /CNA
Në 82-vjetorin e lindjes, CNA sjell profilin e mjekut të n...
Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, ësh...
Prokuroria e Tiranës ka marrë në dorë hetimet e çështjes s...
Ish-Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me ma...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, g...
Ministrja Delina Ibrahimaj ka deklaruar se brenda vjeshtës...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka...
Kryetari i PD-së Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij për ...
Shoqata e të zgjedhurve vendorë i ka drejtuar një letër Kë...
CNA po vëzhgon çdo ditë situatën alarmante të lumit të Lan...
Janë publikuar detaje nga vendimi i Gjykatës së Posaçme, e...
CNA prej ditësh po denoncon katastrofën mjedisore që përfs...
Apeli i Gjykatës së Posaçme dy ditë më parë la në fuqi dën...
Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në fjalën drejtu...
Ambasada gjermane në Shqipëri ka ndarë në rrjetet sociale ...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, përmes një postimi në r...
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporë...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërmar...
Kryeministri Edi Rama është pritur me reagime të ashpra ng...
Ndonëse ritmet e rritjes po pakësohen në krahasim me dy vi...
Rruga Tiranë-Elbasan ishte një nga projektet dhe investime...
Pas zbërthimit të raportit të KLSH-së për lumin Lana ku u ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka denon...
Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 40-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi u vodhi me dh...
Një efektiv policie është dhunuar fizikisht në Krujë, ndër...
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në lagjen “Çliri...
Autoritetet greke besojnë se Alket Rizai, krimineli i dënu...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit do të j...
Për të katërtën herë, banorët e Burimasit kanë dalë në pro...
Këtë të hënë nis viti i ri akademik për studentët dhe peda...
Bashkimi Evropian ka thënë se është thellësisht i shqetësu...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Dirk Schuebel, ...
Shtatë persona kanë mbetur të plagosur nga një sulm me thi...
Shkencëtarët Henri Kagan dhe Kenso Soai janë shpallur fitu...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Në vetëm dy muaj, Ansambli Folklorik “Shebeniku” ka shënua...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Norma e kredive me probleme të rikuperuara pësoi rënie në ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dh...
Hendeku ekonomik mes Tiranës dhe pjesës tjetër të vendit ë...
Familjet ku kryefamiljari nuk ka përfunduar asnjë nivel ar...