7 Tetor 2026, 15:30
Nga E.d
Ergys Agasi
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga vendimi gjyqësor i caktimit të masës së sigurisë “Arrest në burg”, për ish-drejtorin e policisë së Elbasanit, Uljan Shpataraku si dhe sendet e sekuestruara të Ergys Agasit. Bëhet me dije se Ergys Agasit, i janë sekuestruar plot 4 aparate telefonike, ku një nga ta është një “Iphone” i cili është kapur në momentin e arrestimit në Durrës. Ndërsa tre sendet e tjera i janë gjetur në banesën e tij.
Bëhet me dije se një nga telefonat që i është sekuestruar në makinë, ka qënë pa kod sigurie. Ndërsa dy aparatet e tjerë të sekuestruar Uljan Shpatarakut, janë më kode sigurie dhe ende nuk është arritur të hapen nga prokuroria e posaçme SPAK.
Telefoni “Iphonë 17” që ju kap Agasit, është kthyer shumë shpejt në një burim informacioni për SPAK. Këqyrja e telefonit nga BKH dhe SPAK çoi në vijimin e procedurave për arrestimin e drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni dhe dy personave të tjerë. Ata janë Fatjon Kalluçi si dhe menaxherit të lokalit “Kodra e Kuajve”, Embro Sulejmani.
Bëhet me dije se në telefonin e Agasit nuk janë gjetur vetëm biseda me drejtoren e SHISH, Vlora Hyseni, por dhe dhjetëra biseda me personazhe të njohur të botës së krimit. Nga këqyrja e bisedave telefonike, Agasit i janë gjetur dhe biseda të ndryshme për Drejtorë Policie dhe për prokurorë të SPAK.
Krahas telefonave, Agasit i janë sekuestruar një orë “Richard Mille”, karta bankare dhe një çantë me shuma të konsiderueshme eurosh. Ora e tij kushton deri në 300 mijë euro, ndërsa referuar dosjes në çantën e Agasit u gjetën kartëmonedha të prerjeve 200, 50 dhe 20 euro, disa karta bankare të institucioneve financiare vendase dhe të huaja, si dhe leja e drejtimit.
Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën gjithashtu çelësa metalikë, një kontratë qiraje automjeti dhe dokumente të tjera. Kurse, Uljan Shpatarakut iu sekuestruan 400 euro, 4.200 lekë, një portofol “Alviero Martini” dhe një çantë “Hermes”.
Si u arrestua Agasi?
I shumëkërkuari nga SPAK për abuzimet me tenderët e AKSHI-t, Ergys Agasi, u arrestua nga policia në zonën e Plepave në Durrës, pasi u lokalizua fillimisht në Elbasan. Bashkë me të u prangos edhe ish-efektivi i policisë, Uljan Shpataraku. Agasi akuzohet se në bashkëpunim me Ermal Beqirajn, i arrestuar pak javë më parë në Francë, krijoi një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderëve publikë përmes korrupsionit, dhunës dhe pengmarrjes.
Në kuadër të kësaj dosje, ish-drejtoreshës së AKSHI-t i është lehtësuar masa e sigurisë në "detyrim paraqitje". Pas arrestimit të Agasit dhe ish-efektivit Uljan Shpataraku në Plepa të Durrësit, policia ushtroi kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në banesën e Shpatarakut te “Liqeni i Thatë” për të sekuestruar prova elektronike e dokumente lidhur me dosjen e AKSHI-t./Dosja.al
ergys agasi uljan shpataraku spak
Aktualitet
7 Tetor 2026, 14:47
E. D
pamje nga aksidenti
LUSHNJE- Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Pushimi i Shoferit–Lushnje, ku një automjet tip ...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 13:59
E. D
Gjykata e Posaçme
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka urdhëruar lirimin nga qelia të Kristi Bixhekut, i akuzuar si pjes...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 12:41
Elton Qyno
Uljan Shpataraku dhe Ergys Agasi
TIRANË- Është zbardhur vendimi i gjykatës së posaçme, e cila caktoi masën e siguris&e...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 12:31
I.A
Henri Kagan dhe Kenso Soai
STOKOLM- Shkencëtarët Henri Kagan dhe Kenso Soai fituan Çmimin Nobel të Kimisë për vitin 2026 p&...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 12:04
I.A
Dirk Schuebel
KOSOVË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka uruar presidenten e re Justina Shiroka-Pula, pas zgjedhje...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 11:31
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 6 vite e 8 muaj burgim për Greta Gjocin ...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 10:02
E. D
foto ilustruese
ELBASAN- Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol në Elbasan, ku u dëmtua dera e jashtme e rreth...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 09:51
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve në vend. Bëhet me dije se nafta është...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 09:48
E. D
ELBASAN- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në lagjen “Çlirimi” në Elbasan. Bëhet ...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 09:44
E. D
foto ilustruese
KRUJË- Një punonjës policie në Krujë është dhunuar mbrëmjen e kaluar teksa ishte jashtë sh&eum...