web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kupa e Shqipërisë/ Eliminime të papritura, zbulohen skuadrat e kualifikuara

7 Tetor 2026, 16:07, Sport CNA

Kupa e Shqipërisë/ Eliminime të papritura, zbulohen skuadrat e

Sot u zhvilluan 13 ndeshjet e radhës të turit të parë të Kupës së Shqipërisë, ku u realizuan plot 67 gola.

Sfidat e këtij raundi sollën edhe surpriza të mëdha me eliminimin e dy ekipeve të Kategorisë së Parë. Eagle befasoi Burrelin duke e mposhtur 3-2, ndërsa Butrinti arriti të eliminonte Orikun me rezultatin 2-1.

Ndërkohë, Shiroka shtangu Lushnjën në shtëpinë e kësaj të fundit duke i shkaktuar një humbje të thellë 4-0.

Në përballjet e tjera nuk munguan goleadat, ku Laçi triumfoi 8-2 ndaj Këlcyrës dhe Pogradeci mposhti Delvinën 7-0.

Skuadrat e kualifikuara sot u bashkohen Skënderbeut, Flamurtarit dhe Besëlidhjes që prenë biletën një ditë më parë.

Të gjitha ekipet fituese presin tashmë hedhjen e shortit për të mësuar përballjet e fazës së 1/16-tave.

TURI I PARË I KUPËS SË SHQIPËRISË

Bylis 4-1 Albpetrol

Laçi 8–2 Këlcyra

Pogradeci 7–0 Delvina

Iliria 4–3 Veleçiku

Besa 4–1 Devolli

Kastrioti 3–1 Luz i Vogël

Burreli 2–3 Eagle

Korabi 2–1 Tërbuni

Luftëtari 5–0 Tomori

Kukësi 3–2 Erzeni

Apolonia 3–1 Maliqi

Lushnja 0–4 Shiroka

Oriku 1–2 Butrinti





Lajmet e fundit nga