Zgjedhja e presidentes së re në Kosovë, reagon OSBE
Ambasadori i OSBE-së, Gerard McGurk përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me zgjedhjen e presidentes se re të Kosovës, Justina Shiroka Pula. McGurk në reagimin e tij ka përgëzuar partitë për arritjen e marrëveshjes.
Rizgjedhjen e një gruaje në postin e Presidentes, McGurk e ka cilësuar si një traditë të rëndësishme. Sipas tij, gratë kanë nevojë për më shumë hapësirë në vendimmarrje.
“Ambasadori Gerard McGurk: “E mirëpres zgjedhjen e mbrëmshme të Presidentes Justina Shiroka-Pula nga Kuvendi, me çka përmbyllet procesi i formimit të institucioneve.
I përgëzoj partitë që treguan vullnet për kompromis dhe për të arritur marrëveshje. Interesat e qytetarëve dhe të komuniteteve që ato përfaqësojnë duhet të jenë gjithmonë në plan të parë.
Kosova ka zgjedhur sërish një grua në postin e Presidentes, duke vazhduar kështu një traditë të rëndësishme. Ky shembull tani duhet të shtrihet në çdo fushë tjetër të jetës publike. Gratë kanë nevojë për më shumë hapësirë në vendimmarrje, për pavarësi më të madhe financiare dhe për mbrojtje më të fuqishme kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje.
Presidentja Shiroka-Pula do të gjejë një partner të përkushtuar te @OSCEKosovo në përpjekjet e saj për të çuar përpara këto prioritete”, shkruhet në reagim.
Shkrijnë akujt? Kurti dhe Osmani bisedojnë gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentes së re
Haxhiu dorëzon detyrën, ceremonia e inaugurimit të presidentes së re të Kosovës (VIDEO)
BE: Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës
- 16:13 Dosjet “top sekret 007” ja shiti Azerbajxhanit, zbardhen detaje të reja nga arrestimi i ish shefit të inteligjencës gjermane
- 16:05 Shkrijnë akujt? Kurti dhe Osmani bisedojnë gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentes së re
- 15:54 Sulm i ri me thikë në një shkollë në Stamboll, 16-vjeçari plagos dy shokë klase
- 15:47 Avokati i Popullit në burgun e Pojskës: Verifikim për nënën që qëndron me foshnjën 4-muajshe
- 15:37 Haxhiu dorëzon detyrën, ceremonia e inaugurimit të presidentes së re të Kosovës (VIDEO)
- 15:31 Fillimi i studimeve bachelor “Siguria dhe Hetimi”, Hita: Policia është mision