Qeveria nuk ka ende një datë se kur mund të zhbllokohen fondet e Bashkimit Europian bujqësinë shqiptare. E pyetur këtë të mërkurë pas mbledhjes së radhës të qeverisë, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se po punohet me BE, por pa dhënë afate. Fondet IPARD u ngrinë nga BE në gusht të vitit 2023. Komisioni Europian ndërpreu financimet për shkak të keqpërdorimeve dhe parregullsive të konstatuara nga Zyra Europiane Kundër Mashtrimit OLAF, pas hetimeve që zbuluan raste korrupsioni, favorizimesh dhe ndërhyrjesh politike në skemën IPARD II.