7 Tetor 2026, 16:18
Nga G.M
Fotografi ilustruese
Policia e Kosovës ka ndërprerë një tubim që po zhvillohej në ambientet e Shkollës Teknike në Mitrovicë të Veriut për zgjedhjet parlamentare në Serbi. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se në këtë tubim kishte pasur edhe zyrtarë të Listës Serbe, të cilëve u kishte kërkuar të shpërndahen.
Ai tha se ky aksion është ndërmarrë me urdhër të eprorëve për të mos lejuar mbajtjen e tubimeve parazgjedhore për zgjedhjet në Serbi, që mbahen më 25 tetor.
“[Zyrtarët e Listës Serbe] na thanë se bëhej fjalë për një lloj edukimi, por ata u larguan nga ambientet. Ne kishim informacion se po zhvillohej një tubim parazgjedhor. Nuk do të lejohen tubimet parazgjedhore për Serbinë në Kosovë”, tha Elshani.
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë e që gëzon mbështetjen e pushtetit aktual në Beograd, deri tani nuk është deklaruar lidhur me pretendimet e policisë. Kjo parti, ndërkaq, ka mbështetur listën “Srbija Ujedinjena” [Serbia e Bashkuar] të Aleksandar Vuçiqit për zgjedhjet e ardhshme në Serbi.
Më herët, në fund të shtatorit, në faqen në Facebook “Studenti pobeđuju - Kosovsko Pomoravlje” [Studentët fitojnë - Kosova Lindore] ishte bërë e ditur se një grup i pavarur studentësh nga Universiteti në Mitrovicën e Veriut i kishte kërkuar Policisë së Kosovës leje për mbajtjen e tubimeve parazgjedhore në disa zona ku jetojnë pjesëtarë të komunitetit serb: Ranillug, Shillovë, Kllokot, Shtërpcë, Graçanicë, Leposaviq dhe Mitrovicë e Veriut.
Ndërkohë, Lëvizja Studentore, e cila konsiderohet si kundërshtari kryesor i Partisë Përparimtare Serbe, i ka thënë të përjavshmes Vreme se është duke punuar për gjetjen e mënyrës për zhvillimin e fushatës parazgjedhore në Kosovë. Sipas deklaratës së kësaj Lëvizjeje, autoritetet e Kosovës “nuk e konsiderojnë Kosovën pjesë integrale të Serbisë” dhe kjo mund ta vështirësojë veprimtarinë politike ose ta rrezikojë sigurinë e pjesëmarrësve në fushatë.
Ndërkaq, përfaqësuesit politikë opozitarë të serbëve në Kosovë i kanë dhënë mbështetje listës së Lëvizjes Studentore “Studenti pobeđuju” [Studentët fitojnë]. Mbështetje u ka dhënë edhe politikani Nenad Rashiq, i cili është edhe ministër në qeverinë e drejtuar nga kryeminstri Albin Kurti.
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve i Serbisë, më 5 tetor, mori vendim që votuesit nga Kosova të mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në qytetet kufitare në territorin e Serbisë: Vranjë, Rashkë, Kurshumli dhe Tutin. Në të njëjtën mënyrë, serbët nga Kosova votuan edhe në zgjedhjet për Kuvendin e Serbisë në vitin 2023, pasi Qeveria e Kosovës nuk lejoi hapjen e vendvotimeve në Kosovë.
Serbët nga Kosova kanë të drejtë për shtetësi të dyfishtë dhe, rrjedhimisht, mund të votojnë edhe në zgjedhjet që organizon Serbia, por për hapjen e vendvotimeve në Kosovë, Prishtina kërkon një kërkesë zyrtare nga Beogradi, në vend që ndërmjetësimin ta bëjë OSBE-ja (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë). Serbia, nga ana tjetër, e ka refuzuar një gjë të tillë me arsyetimin se në këtë mënyrë pranohet pavarësia e Kosovës./REL
policia e kosoves rel
Aktualitet
7 Tetor 2026, 15:53
E.d
Foto ilustruse
Menjëherë pas incidentit të rëndë në bankën Raiffeisen, që preku llogaritë e mijëra qyteta...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 15:35
G.M
pamje nga SPAK
TIRANË- Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, është paraqitur sërish këtë të më...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 15:30
E.d
Ergys Agasi
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga vendimi gjyqësor i caktimit të masës së sigurisë &ldquo...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 14:47
E. D
pamje nga aksidenti
LUSHNJE- Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Pushimi i Shoferit–Lushnje, ku një automjet tip ...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 13:59
E. D
Gjykata e Posaçme
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka urdhëruar lirimin nga qelia të Kristi Bixhekut, i akuzuar si pjes...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 12:41
Elton Qyno
Uljan Shpataraku dhe Ergys Agasi
TIRANË- Është zbardhur vendimi i gjykatës së posaçme, e cila caktoi masën e siguris&e...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 12:31
I.A
Henri Kagan dhe Kenso Soai
STOKOLM- Shkencëtarët Henri Kagan dhe Kenso Soai fituan Çmimin Nobel të Kimisë për vitin 2026 p&...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 12:04
I.A
Dirk Schuebel
KOSOVË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka uruar presidenten e re Justina Shiroka-Pula, pas zgjedhje...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 11:31
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 6 vite e 8 muaj burgim për Greta Gjocin ...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 10:02
E. D
foto ilustruese
ELBASAN- Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol në Elbasan, ku u dëmtua dera e jashtme e rreth...