Kurti: Kemi shumë punë përpara, zgjedhja e presidentes së re është lajmi më i gëzuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për mediat pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re të vendit, Justina Shiroka-Pula. Kurti e ka cilësuar zgjedhjen e presidentes si një lajm të gëzuar. Ai shtoi se përpara kanë shumë punë e projekte.
“Tani kemi shumë punë përpara, stabilitet institucional me projekte të panumërta edhe ato që kanë nisur më herët edhe ato që i fillojmë tani. Kemi Presidente të re të Republikës dhe ky është lajmi më i gëzuar jo vetëm i muajit tetor”, tha ai.
Këtë të mërkurë Albulena Haxhiu i ka dorëzuar detyrën Presidentes së re të zgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula. Ceremonia e inaugurimit u mbajt në ambientet e Presidencës.
Ceremonia e inaugurimit u zhvillua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të vendit, mysafirëve dhe personaliteteve të ftuara, duke shënuar fillimin zyrtar të mandatit të ri presidencial.
Zgjedhja e presidentes së re në Kosovë, reagon OSBE
Shkrijnë akujt? Kurti dhe Osmani bisedojnë gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentes së re
Haxhiu dorëzon detyrën, ceremonia e inaugurimit të presidentes së re të Kosovës (VIDEO)
- 16:15 Zgjedhja e presidentes së re në Kosovë, reagon OSBE
- 16:13 Dosjet “top sekret 007” ja shiti Azerbajxhanit, zbardhen detaje të reja nga arrestimi i ish shefit të inteligjencës gjermane
- 16:05 Shkrijnë akujt? Kurti dhe Osmani bisedojnë gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentes së re
- 15:54 Sulm i ri me thikë në një shkollë në Stamboll, 16-vjeçari plagos dy shokë klase
- 15:47 Avokati i Popullit në burgun e Pojskës: Verifikim për nënën që qëndron me foshnjën 4-muajshe
- 15:37 Haxhiu dorëzon detyrën, ceremonia e inaugurimit të presidentes së re të Kosovës (VIDEO)