Kryeministri Edi Rama foli sot, teksa ishte përballë disa drejtuesve bizneseve të vogla, për programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. Rreth 400 biznese janë aktualisht në proces në kuadër të programit “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, ndërsa deri më tani janë miratuar 32 kredi, me një vlerë totale prej rreth 5 milionë eurosh. Kryeministri Edi Rama tha se interesi për skemën është në rritje dhe se ritmi i aplikimeve dhe miratimeve është përshpejtuar.