Shkrihet akulli mes Kurtit dhe Osmanit?
Pesë vjet pasi hynë bashkë në zgjedhje dhe morën drejtimin e institucioneve kryesore të Kosovës, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani shfaqen sërish në një bisedë të përbashkët.
Dy ish-aleatët u filmuan duke biseduar gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentes së re, Justina Shiroka-Pula. Një moment i qetë, në kontrast me marrëdhënien e tyre politike, e cila nga bashkëpunimi i ngushtë kaloi në distancim dhe përplasje publike.
Dallimet mes tyre u theksuan sidomos për raportet me SHBA-në e NATO-n, situatën në veri dhe çështjen e urës së Ibrit. Në vitin 2026, Osmani nuk mori mbështetjen e Vetëvendosjes për një mandat të dytë, ndërsa raportet u tensionuan edhe në planin institucional.
Biseda e fundit mes tyre ngre pikëpyetje: ishte thjesht një moment kortezie mes dy ish-aleatëve apo një sinjal për një raport më të qetë politik?

