Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për mediat pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re të vendit, Justina Shiroka-Pula.
Kurti e ka cilësuar zgjedhjen e presidentes si një lajm të gëzuar. Ai shtoi se përpara kanë shumë punë e projekte.
“Tani kemi shumë punë përpara, stabilitet institucional me projekte të panumërta edhe ato që kanë nisur më herët edhe ato që i fillojmë tani. Kemi Presidente të re të Republikës dhe ky është lajmi më i gëzuar jo vetëm i muajit tetor”, tha ai.
Këtë të mërkurë Albulena Haxhiu i dorëzoi detyrën Presidentes së re të zgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
Ceremonia e inaugurimit u mbajt në ambientet e Presidencës.
Ceremonia e inaugurimit u zhvillua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të vendit, mysafirëve dhe personaliteteve të ftuara, duke shënuar fillimin zyrtar të mandatit të ri presidencial.













