Mikel Arteta bëhet trajneri më i paguar në Premierligë

Mikel Arteta bëhet trajneri më i paguar në Premierligë

16:49, 07/10/2026

Mikel Arteta do të përfitojë tashmë 20 milionë paundë në vit, plus deri në 5 milionë paundë bonuse në varësi të suksesit të klubit.

Sipas “The Times”, trajneri i Arsenalit është bërë kështu trajneri më i paguar në Premierligë.

Arteta kishte edhe një vit të mbetur në kontratën e mëparshme, e cila i siguronte rreth 12 milionë paundë në vit, plus 3 milionë funte bonuse.

Kontrata e re paraqet një rritje të konsiderueshme për spanjollin, i cili vazhdon të jetë në krye të projektit të Arsenalit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco