web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.5%

7 Tetor 2026, 16:45, Ekonomi CNA

BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit në

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.5%.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha sot në një konferncë për shtyp se ky këshill vendosi të mbajë të pandryshuar edhe normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.5%, si edhe normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.5%.

Këshilli Mbikëqyrës gjykon se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për momentin. Ky qëndrim mundëson përmbushjen e parashikimeve të skenarit bazë, duke i ofruar ekonomisë shqiptare kushte të përshtatshme monetare për kthimin e inflacionit në objektiv. Gjithashtu, ai adreson pasigurinë mbi ecurinë e ekonomisë dhe të inflacionit në të ardhmen, si dhe efektin frenues në inflacion të kahut konsolidues të politikës fiskale dhe të forcimit të kursit të këmbimit.

Këshilli Mbikëqyrës thekson se rritja e presioneve mbi inflacionin dhe prania e rreziqeve të kahut të sipërm mbi parashikimet tona, forcojnë premisat e një reagimi në kahun shtrëngues të qëndrimit të politikës monetare në të ardhmen, duke i kushtëzuar lëvizjet e ardhshme të politikës monetare nga informacioni i ri mbi inflacionin, nga balanca e përgjithshme e presioneve inflacioniste, si dhe duke konsideruar kahun e politikës fiskale dhe ecurinë e kursit të këmbimit.

 

 





Lajmet e fundit nga