Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Poshtë narko-shteti
6 Tetor, 19:09...
Bota
Protesta masive në Francë/ Kryebashkiaku i Saint-Denis sulmohet me gaz lotsjellës teksa përpiqej të mbronte studentët nga efektivë (VIDEO)
Në një video të publikuar nga vendngjarja, Bagayoko shihet pranë studentëve dhe nxënësve, ndërsa u drejtohet policëve duke u thënë të ndalonin. Pak çaste më vonë, ai u përfshi nga gazi lotsjellës i përdorur gjatë ndërhyrjes policore.
7 Tetor 2026, 16:37Nga G.M
pamje
FRANCA- Kryetari i bashkisë së Saint-Denis, Bali Bagayoko, u përfshi në një incident me policinë gjatë protestave studentore në Francë, teksa qëndroi përpara protestuesve dhe u kërkoi efektivëve të ndalonin përdorimin e forcës. Në një video të publikuar nga vendngjarja, Bagayoko shihet pranë studentëve dhe nxënësve, ndërsa u drejtohet policëve duke u thënë të ndalonin. Pak çaste më vonë, ai u përfshi nga gazi lotsjellës i përdorur gjatë ndërhyrjes policore.
Mediat e huaja bëjnë me dije se incidenti ndodhi gjatë protestave të zhvilluara në disa qytete franceze, ku nxënës, studentë, mësues dhe prindër dolën në rrugë për të kundërshtuar kushtet në sistemin arsimor. Protestuesit kërkojnë më shumë financim për shkollat, përmirësimin e kushteve të mësimit dhe plotësimin e vendeve vakante të mësuesve.
Në disa qytete, përfshirë Parisin, Strasburgun, Rennes dhe Tuluzën, policia përdori gaz lotsjellës dhe mjete për shpërndarjen e turmave. Shifrat për pjesëmarrjen ndryshojnë: autoritetet raportuan mbi 250 mijë protestues në mbarë vendin, ndërsa organizatorët pretenduan rreth 450 mijë.
Protestat janë shoqëruar edhe me një numër të konsiderueshëm të plagosurish. Autoritetet kanë raportuar dëmtime mes nxënësve, pjesëtarëve të stafit arsimor dhe forcave të policisë. Ngjarjet kanë rritur presionin mbi qeverinë franceze, e cila po përballet me kërkesat për ndryshime në financimin dhe organizimin e sistemit arsimor, ndërsa protestat pritet të vijojnë./Dosja.al