web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Fitorja e radhës e MABCO-s ndaj padrejtësive"/ Pacolli: Maskat po bien

7 Tetor 2026, 16:56, Aktualitet CNA

"Fitorja e radhës e MABCO-s ndaj padrejtësive"/ Pacolli:

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku shprehet se kompania MABCO ka shënuar fitoren e radhës në ccështjen e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.

Pacolli shkruan në reagimin e tij se sot Gjykata e Apelit e Tiranës rrëzoi vendimin e gjyqtares Miriana Nake, që sipas tij shkaktoi bllokimin e hyrjes në Terminal për të përfunduar punimet dhe për të certifikuar veprën.

Ai thekson më tej se qëllimi i kësaj “beteje” është vetëm përfundimi i ndërtimit të aeroportit të Vlorës. Ndërkohë shton se organet e drejtësisë duhet të sjellin para përgjegjësisë të gjithë ata që vepruan kundër ligjit dhe shkaktuan vonesën dhe bllokimin e punimeve.

Postimi i plotë:

FITORJA E RADHËS e MABCO-s ndaj padrejtësive!

Po ashtu jam i lumtur që MASKAT PO BIEN!

Çështja e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës tashmë ka marrë përmasa të mëdha dhe po përfundon në arbitrazh ndërkombëtar, çka po sjell kosto jashtëzakonisht të larta ligjore.

Sot edhe GJYKATA E APELIT e Tiranës e hodhi poshtë vendimin e nxitur, të jashtëligjshëm dhe të shëmtuar, të MIRIANA NAKES, që shkaktoi bllokimin e hyrjes në Terminal për të përfunduar punimet dhe për të certifikuar veprën.

Po ashtu, më 26 maj të këtij viti, Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë hodhi poshtë vendimet e nxitura dhe joligjore të gjyqtarëve FATMIR NDREU, të datës 17/10/2025, të MARIANA SHEGANI-DEDI, dhe gjyqtarëve të trupit gjykues të Apelit të datës 19/2/2026.

MABCO po i përballon këto dëme dhe kosto për të mbrojtur të drejtat dhe investimin e saj, por në fund qëllimi i saj vijon dhe mbetet një: PËRFUNDIMI I NDËRTIMIT TË KËSAJ VEPRE ME RËNDËSI KOMBËTARE.

Por organet e drejtësisë duhet të sjellin para përgjegjësisë të gjithë ata që vepruan kundërligjshëm dhe shkaktuan këto dëme.

Pas ndërhyrjes së arbitrit emergjent ndërkombëtar, janë vendosur masa për ruajtjen e status quo-së, të cilat kufizojnë veprime të caktuara dhe e mbajnë projektin në një gjendje pasigurie.

Prandaj, pyetja mbetet thelbësore:

A do të lejohemi të përfundojmë punimet dhe vendosim në operim këtë vepër të rëndësishme për popullin shqiptar në mbrojtje të interesit publik?

Çdo ditë vonesë sjell dëme të reja dhe është në dëm të interesit publik dhe koha për të vepruar është tani. /CNA





Lajmet e fundit nga