LIVE UPDATES
Politike

"Nuk është mbrojtje kibernetike, është mbikëqyrje në masë"/ PD: AKSK monitoroi protestën kundër qeverisë, dezinformimin e gjeti vetëm te protestuesit

Sipas Keles, monitorimi i një proteste politike ngre pikëpyetje për paanshmërinë e institucionit dhe mënyrën se si janë mbledhur e përpunuar të dhënat e qytetarëve.

7 Tetor 2026, 16:52 Nga E.d
"Nuk është mbrojtje kibernetike, është mbikëqyrje
Denisa Kele

TIRANË- Partia Demokratike ka ngritur akuza të forta ndaj Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, duke pretenduar se institucioni ka monitoruar hapësirën informative rreth protestës kundër qeverisë. Drejtuesja e Departamentit të Inteligjencës Artificiale në PD, Denisa Kele tha se deklaratat e drejtuesit të AKSK-së, Bledar Kazia tregojnë se institucioni ka monitoruar lajme, foto dhe përmbajtje të publikuara në lidhje me protestën.

Sipas Keles, monitorimi i një proteste politike ngre pikëpyetje për paanshmërinë e institucionit dhe mënyrën se si janë mbledhur e përpunuar të dhënat e qytetarëve. Ajo argumentoi se burimet e hapura nuk nënkuptojnë automatikisht se çdo e dhënë mund të mblidhet dhe analizohet nga shteti.

Më tej, ajo kërkoj transparencë mbi bazën ligjore, qëllimin dhe mënyrën e ruajtjes së informacionit. Në fund, Kele i bëri thirrje Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Avokatit të Popullit të shqyrtojnë çështjen.

Deklarata e drejtueses së Departamentit Inteligjencës Artificiale në PD, Denisa Kele:

Drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike pranoi se institucioni i tij ka monitoruar hapësirën informative rreth protestës kundër Zvërnecit. Kjo është protesta më e madhe kundër qeverisë këtë vit. Dhe ‘dezinformimin’ ai e gjeti vetëm te ata që protestonin.

Të hënën, Bledar Kazia deklaroi se AKSK-ja ‘ka të dhëna’ për protestat dhe se ka rënë në kontakt me to duke ‘bërë monitorimin e burimeve të hapura’. Objekt i monitorimit sipas tij ishin lajmet, fotot dhe përmbajtjet që lidhen me protestën.

Kur një institucion shtetëror monitoron të gjithë hapësirën informative rreth një proteste, pra çfarë shkruhet, çfarë shpërndahet, cilat foto qarkullojnë, kjo nuk është mbrojtje kibernetike. Është mbikëqyrje në masë. Dhe nuk drejtohet ndaj çfarëdo ngjarjeje, por ndaj një lëvizjeje qytetare kundër qeverisë që e emëron drejtorin e këtij institucioni.

Kazia foli për ‘masivizim jo real të protestës’, për foto të manipuluara me inteligjencë artificiale, për ngjarje që ‘nuk ndodhën’. Të gjitha këto në favor të protestës.

Për anën tjetër nuk tha asnjë fjalë. As për dezinformim në favor të qeverisë, as për përmbajtje të prodhuara me AI për të minimizuar protestën, as për rrjete llogarish që sulmonin protestuesit. Nëse AKSK-ja monitoroi ‘burimet e hapura’ në mënyrë të paanshme, ku janë këto gjetje? Nëse nuk i monitoroi, atëherë nuk po flasim për mbrojtje nga dezinformimi. Po flasim për mbledhje informacioni mbi kundërshtarët politikë të qeverisë.

Ky nuk është detaj. Kushtetuta, neni 18 ndalon diskriminimin për shkak të bindjeve politike, dhe Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, neni 14 e ndalon të njëjtën gjë në ushtrimin e çdo të drejte. Një institucion shtetëror që shikon vetëm njërin krah të debatit politik ka humbur paanshmërinë që i kërkon ligji.

‘Burime të hapura’ nuk do të thotë ‘pa ligj’.

Ligji nr. 124/2024 ‘Për mbrojtjen e të dhënave personale’, i përafruar plotësisht me GDPR-në, nuk e bën të ligjshëm përpunimin vetëm sepse të dhënat janë publike. Emri, fotoja dhe postimi juaj mbeten të dhëna personale. Kur shteti i mbledh dhe i analizon sistematikisht, i duhen bazë ligjore e qartë, qëllim i përcaktuar dhe vlerësim i ndikimit mbi të drejtat tuaja.

Përmbajtjet për një protestë kundër qeverisë zbulojnë bindje politike. Ligji evropian i trajton këto si kategori të veçantë, përpunimi i të cilave në parim është i ndaluar. Mbikëqyrja e një lëvizjeje opozitare është pikërisht rasti për të cilin ky ndalim është shkruar.

Strasburgu e ka thënë qartë:

Në Rotaru kundër Rumanisë, viti 2000, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi se edhe informacioni publik, kur shteti e mbledh sistematikisht, mbrohet nga neni 8 i Konventës.

Rregulli është i qartë: shteti nuk mund të mbajë shënim kush protestoi dhe çfarë tha pa ligj të qartë, qëllim legjitim dhe nevojë reale. Aq më pak kur protesta është kundër vetë qeverisë.

AKSK-ja nuk është shërbim inteligjence.

Ligji nr. 25/2024 ‘Për sigurinë kibernetike’ e ngarkon AKSK-në me mbrojtjen e sistemeve dhe rrjeteve, jo me analizën e asaj që qytetarët shkruajnë. Kazia tha se monitorimi u bë ‘për pjesën kibernetike që ne kemi detyrim ligjor’. Por lajmet, fotot dhe narrativat nuk janë incidente kibernetike. Janë fjalë, dhe fjala mbrohet nga neni 22 i Kushtetutës, tubimi nga neni 47. Edhe shërbimet sekrete kanë ligj të posaçëm dhe mbikëqyrje parlamentare.

Një agjenci teknike nën varësinë e qeverisë që monitoron protestën kundër qeverisë nuk ka asnjërën nga këto. Mesazhi që morën qytetarët të hënën është ky: kur protestoni kundër qeverisë, shteti po shikon dhe ka ‘të dhëna’. Gjykata Evropiane e quan këtë chilling effect dhe e trajton si ndërhyrje në lirinë e shprehjes dhe të tubimit. Nuk ka nevojë që dikush të arrestohet. Mjafton që njerëzit të fillojnë të pyesin veten para se të postojnë.

Pyetjet që AKSK-ja duhet t’u përgjigjet publikisht: Cili nen ligjor e autorizon AKSK-në të monitorojë përmbajtje për një protestë politike?

Çfarë u monitorua? Vetëm rrjete joautentike, apo edhe llogari të qytetarëve, gazetarëve dhe aktivistëve? A u monitorua edhe dezinformimi në favor të qeverisë? Nëse po, ku janë gjetjet? Nëse jo, pse?

A janë ruajtur të dhëna për individë të identifikueshëm? Ku, për sa kohë, dhe kush ka akses, përfshirë Kryeministrinë? Ku janë provat për ndërhyrjet ‘reale e të dokumentuara’?

Thërras Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale të nisë hetim kryesisht dhe Avokatin e Popullit të shqyrtojë cenimin e lirisë së tubimit. Çdo qytetar që protestoi ose shkroi për protestën ka të drejtë ligjore t’i kërkojë AKSK-së nëse ka përpunuar të dhëna për të. Ushtrojeni këtë të drejtë. Kërcënimet hibride janë reale./Dosja.al

pd denisa kele protesta

Sondazh

Poll

Ish-kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli paraqitet sërish në SPAK, vijojnë hetimet për shkeljet në tendera

Ish-kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli paraqitet sërish në SPAK, vijojnë hetimet për shkeljet në tendera

Rama: Aplikimet që hasin pengesa te bankat do të kenë mbështetjen e Ministrisë

Ibrahimaj: Mbështetje më e madhe për bizneset, fondi i garancisë sovrane mund të trefishohet

Rama takim me bizneset: Financimi shkon deri në 2 milion euro, afati është deri në 10 vjet

"Rama është kthyer në avokat të"/ Berisha: Vetëm revolta mund të shpëtojë shqiptarët nga narkoshteti

Berisha thirrje: Shqiptarët të protestojnë për atë parlament që nuk meriton të ekzistojë

Çfarë ndodhi në Elbasan? Shpërthim me tritol në derën e një banese në lagjen “Çlirimi”

"O hajdut"/ Banorët e zonës së ish-Uzinës e presin me protesta Ramën: Në burg do përfundosh

Aksident i rëndë në Vlorë/ Plagosen pes persona, mes të lënduarve edhe shtetas të huaj

Shpërthen bombola e gazit në Roskovec, e moshuar transportohet drejt spitalit të Fierit me djegie

U zgjodh si Presidente, Justina Shiroka-Pula betohet në Kuvend

Justina Shiroka-Pula: Së bashku do të ndërtojmë të ardhme më të mirë për brezat pasardhës

Qytetarët protestojnë edhe në stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri–San Marino

Protestë edhe në stadiumin “Air Albania”/ Shpaloset banderola: Rama në burg, Berisha në burg

Kosova në ankth/ Qindra protestues mblidhen para Kuvendit, policia shton masat e sigurisë

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Protestuesi: Është vënë në shërbim të oligarkëve, kanë zaptuar çdo hapësirë të vendit

Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Poshtë narko-shteti

Braçe kundër reformës territoriale: Nuk e votoj, nuk u konsultova

Çfarë po ndodh në ambientet e Gjykatës së Posaçme? Garda e Republikës ushtron kontrolle

Saimir Korreshi ironizon te Ligjet: Vdiqëm duke ngrënë peshkaqenë, koranë e trofta në lokale

Berisha: Roni Yeffet u bë brenda natës pronar i 45 milionë eurove nga buxheti i shtetit

Berisha: Vlora ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

"Nuk më duket normale"/ Deputeti Ermal Pacaj shkon në Kuvend: Paskam ardhur kot, s'qenka askush

Protesta para Kuvendit të Kosovës, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Aksidenti i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, ku humbi jetën 70-vjeçarja, PAMJET nga vendngjarja

Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

"Kemi shtet që nuk vepron mbi rregullat"/Aktivistja: Policia vepron me urdhrat e kriminelit Agasi

Sërish tensione para Kuvendit të Kosovës, protestuesit përplasen me policinë

Tensione jashtë Kuvendit të Kosovës, protestuesit hedhin mjete piroteknike

128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestuesit kërkojnë llogari për personat e shoqëruar: Policia i arrestoi jashtë perimetrit

Blushi: Ditë e zezë sot, parlamenti e ka humbur kuptimin!

Korreshi: Njerëzit janë pa bukë, kështu që te 'Prania Besnike' merrni ndonjë bukë me vete

Bujar Leskaj: Duhet të hartojmë Kodin e ri Zgjedhor, të krijojmë qeverinë teknike

Zhupa: Rama ishte sot në Durrës, por e pritën me protestë! "Territorialja" një masakër...

Protestuesit e kapin në krahë deputetin e Vetëvendosjes, Fahrush Rexhepi, e fusin me forcë në Kuvend

Protesta para Kuvendit, shoqërohen dy persona, po qëndronin jashtë perimetrit të sigurisë

Balla i drejtohet opozitës: Reforma territoriale sjell më shumë të mira për komunitetet

Berisha: Jeni skllevër të pasurimit tuaj, po shmangni debatin për lidhjet e bandave me SHISH

Berisha: Të mblidhen para parlamentit për t’i dhënë përgjigjen më të merituar bastionit të krimit...

Berisha socialistëve: Jeni bërë zëdhënës të grupeve më të egra të Europës

Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Edi Ramës...

Deputeti i PS-së Vullnet Sina voton kundër propozimit, refuzon pyetjet e gazetarëve

Berisha: Rama është shndërruar në avokat të pashembullt të Hysenit, Agasit, Yeffetit

Protestuesit "kapin" para Kryesisë së Kuvendit edhe Klevis Balliun:Pse nuk i mbron banorët e Astirit