OBSH publikon udhëzimet e para për obezitetin te fëmijët dhe adoleshentët
Obeziteti te fëmijët dhe adoleshentët prej vitesh është kthyer në një shqetësim global. Për të frenuar këtë fenomen, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar udhëzimet e para për trajtimin e mbipeshës dhe obezitetit te fëmijët dhe adoleshentët.
Të dhënat zyrtare të OBSH-së tregojnë se në vitin 2024 rreth 170 milionë fëmijë dhe adoleshentë të moshës 5 deri në 19 vjeç jetonin me obezitet. Prevalenca në këtë grupmoshë është katërfishuar që nga viti 1990, duke arritur në 8%, ndërsa tendenca vijon të jetë në rritje.
Për fëmijët dhe adoleshentët me obezitet, OBSH rekomandon programe që kombinojnë ushqyerjen e shëndetshme, aktivitetin fizik dhe ndryshimin e sjelljeve, me synim përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies.
Për fëmijët deri në 9 vjeç, organizata nuk rekomandon trajtimin me barna, kirurgjinë bariatrike apo pajisjet për humbje peshe.
Ndërsa për adoleshentët nga 10 deri në 19 vjeç, trajtimi me barna mund të merret në konsideratë vetëm në raste të caktuara dhe kur programet e mbikëqyrura për ndryshimin e mënyrës së jetesës nuk kanë dhënë rezultatet e pritshme.
OBSH thekson gjithashtu rëndësinë e shëndetit mendor, pasi fëmijët dhe adoleshentët me obezitet mund të përballen me bullizëm, diskriminim, ankth dhe vetëvlerësim të ulët.
Sipas organizatës, trajtimi nuk duhet të fokusohet vetëm te humbja e peshës, por te përmirësimi i shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve në afatgjatë.
Asnjë nuk i shpëton dot? Policia e Dubait shton në flotë Ferrarin me 340 km/orë
Vizita në Athinë, Rubio paralajmëron Iranin se nuk do të ketë kurrë armë bërthamore
Aleanca kundër Huthëve, Turqia i ofron mbështetje ushtarake Arabisë Saudite
- 17:13 David Silva rikthehet nga pensionimi për t’u bashkuar me ekipin e Hong Kongut
- 17:00 10 grabitje në Dukat Fushë, flasin banorët: Autorët veprojnë të maskuar, na kanë frikësuar
- 16:49 Asnjë nuk i shpëton dot? Policia e Dubait shton në flotë Ferrarin me 340 km/orë
- 16:48 Protestat në Francë, pezullohet përdorimi i granatave tymuese nga policia pasi një adoleshent humbi dorën
- 16:36 Vizita në Athinë, Rubio paralajmëron Iranin se nuk do të ketë kurrë armë bërthamore
- 16:33 Aleanca kundër Huthëve, Turqia i ofron mbështetje ushtarake Arabisë Saudite