E mërkurë, 7 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Kam frikë mos më dalin video të tjera”, gazetari zbulon çfarë bëri në studio kompozitori pasi u mor në pyetje nga policia

Gazetari Esido Barkaj ka dhënë të dhëna të reja mbi atë që po ndodh pas publikimit të videove intime, ku të përfshirë janë disa nga personazhet më të njohur shqiptarë.

Barkaj, i ftuar në studion e “Takohemi n’Vizion” të moderatores Fjorida Fjora, deklaroi se kompozitori Adi Hila, pasi ka dhënë dëshminë e tij të parë në polici, është kthyer në studion e tij dhe ka thyer hard diskun.

Reklamë

Pas këtij veprimi, kompozitori është marrë sërish në pyetje nga uniformat blu, ku është shprehur se e ka bërë një veprim të tillë nga frika e hakerimit dhe se mund t’i publikohen të tjera video intime.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Fjora: Çfarë mund të ndodhë në këto momente?

Barkaj: Nga denoncimet pritet që të shtohen provat në polici. Gjasat deri tani janë se ka një ashpërsim të zotit Hila karshi ligjit, lidhur me denoncimet për filmimin pa dijeninë dhe pa pëlqimin e zonjave. Hila, menjëherë pas publikimit të videove, ka shkuar në studion e tij dhe ka thyer hard diskun.

Fjora: Nuk ekziston më ky hard disk.

Barkaj: Është marrë si provë nga policia dhe hard disku ka qenë i thyer. Hila është marrë sërish në pyetje nga policia dhe ka thënë se kishte frikë mos i nxirrnin video të tjera. Policia pretendon prishje të provave. Do të jetë Prokuroria e Tiranës ajo që do të ngrejë zyrtarisht akuzat.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.