Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Janë bërë 4 kallëzime për videot intime”, gazetari zbulon detaje: Nuk bëhet fjalë për hakërim institucional

Shkruar nga Newsbomb
“Janë bërë 4 kallëzime për videot intime”,
Kompozitori Adi Hila/ Fotomontazh

Gazetari Esido Barkaj ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Takohemi n’Vizion”, të moderatores Fjorida Fjora,  ku ka folur për kallëzimet e bëra lidhur me videot intime që kanë qarkulluar në rrjetet sociale. Ai ka bërë me dije se përveç kallëzimit të bërë nga Adi Hila për hakërim, në total janë regjistruar edhe tre kallëzime të tjera nga gra që shfaqen në video.

Sipas Barkaj, kallëzimi i parë është bërë nga këngëtarja Eli Fara më pas nga aktorja Monika Lubonja. Po ashtu ai shprehet se edhe Blerina Matraku i është drejtuar policisë lidhur më këtë çështje.  

Gjithashtu ai është shprehur se edhe autoritetet e krimit kibernetik kanë mbledhur prova lidhur me rastin, duke theksuar se është pak e vështirë për marrjen në pyetje të personazheve pasi është temë delikate.

Pjesë nga biseda:

Fjora: Pas Lubonjës dhe Eli Farës, ka dhe një personazh të tretë që ka bërë denoncim, kush është?

Barkaj: Edhe pse bëhet fjalë për “aljem rozë”, por ka dalë jashtë shoubizit, bëhet fjalë për video intime që kanë marrë përmasa të mëdha. Janë regjistruar 4 kallëzime në total. I pari ka qenë personazhi kryesor, Adi Hila, që ka bërë kallëzim për hakërim, por janë dhe tre zonja që kanë bërë kallëzim kundër Adi Hilës. E para ka qenë këngëtarja Eli Fara, e cila ka reaguar edhe publikisht dhe ka kallëzuar Adi Hilën. Ditën e djeshme ka bërë kallëzim dhe Monika Lubonja. Burime thonë që ajo ka kaluar edhe një shok emocional, për shkak të bombardimeve të videove. Ajo ka bërë një kallëzim penal ndaj Adi Hilës. Një personazh i tretë që ka reaguar është Blerina Matraku, e cila ka bërë një kallëzim të njëjtë bashkë me dy zonjat e tjera.

Fjora: Blerina Matraku, e cila dy ditë më parë ka bërë një denoncim në polici, duke iu bashkuar dy personazheve të tjerë.

Barkaj: Provat që ka arritur të mbledhë krimi kibernetik, kuptohet që është temë delikate, ku përfshihen personazhe të njohur të jetës publike. Nuk bëhet fjalë për hakërim institucioni, është pak e vështirë marrja në pyetje e personazheve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese