Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Ndryshimi i ligjit në Kuvendin e Kosovës, reagon Gjykata Speciale: Nuk jemi konsultuar, s’kemi ndonjë koment

Shkruar nga Newsbomb
Ndryshimi i ligjit në Kuvendin e Kosovës, reagon Gjykata Speciale: Nuk
Gjykata Speciale në Hagë/ Foto ilustruese

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle, ka folur së fundmi për ndryshimet të Ligjit për Gjykatën Speciale. Ai është shprehur se Specialja nuk është konsultuar lidhur me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Gjykatën Speciale.

Doyle ka theksuar se Gjykata është e fokusuar në përmbushjen e mandatit të saj, duke veçuar zhvillimin e proceseve gjyqësore të drejta, të papranueshme dhe të sigurta.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) nuk janë konsultuar. Për momentin nuk kemi ndonjë koment. Dhomat e Specializuara janë tërësisht të fokusuara në zbatimin e mandatit të tyre për të garantuar procese gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të sigurta, si dhe për të garantuar mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave”, ka deklaruar Doyle në një përgjigje për T7.

Po ashtu edhe Bashkimi Evropian ka deklaruar se është thellësisht i shqetësuar nga ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të cilat, sipas zyrtarëve të Brukselit, bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese