Arabia Saudite dënon me vdekje një emigrant për një postim në Facebook
Një 24-vjeçar nga Sri Lanka është dënuar me vdekje në Arabinë Saudite për një koment në Facebook. Anojan Sivarasa, punëtor emigrant, u shpall fajtor për blasfemi ndaj Islamit dhe profetit Muhamed, pas një komenti të publikuar në rrjetet sociale.
Dënimi i tij ka shkaktuar reagime të forta në Sri Lanka, ndërsa disa parti politike, institucione shtetërore dhe organizata të shoqërisë civile kanë nisur përpjekje diplomatike për të kërkuar mëshirë për të riun.
Familja e tij i është drejtuar autoriteteve saudite me kërkesë për falje. Askush prej tyre nuk ka pasur informacion për gjendjen e të riut që prej 28 shtatorit. Nëna e tij, Rasamanickam Yogalakshmi, ka bërë një apel publik për faljen e djalit të saj.
Çështja nisi pas një debati në rrjetet sociale, që pasoi publikimin e një videoje nga Sri Lanka, ku një i ri mysliman shfaqej duke goditur një qen gjatë një pelegrinazhi hindu. Gjatë debatit online, një përdorues publikoi komente fyese ndaj një hyjnie hindu. Në përgjigje, Sivarasa shkroi në gjuhën tamile një koment fyes ndaj profetit Muhamed.
24-vjeçari e fshiu menjëherë komentin dhe publikoi edhe një video ku kërkonte falje. Megjithatë, një fotografi e komentit iu dërgua punëdhënësit të tij në Arabinë Saudite dhe më pas autoriteteve saudite. Sipas familjes, kompania njoftoi autoritetet, të cilat nisën procedurat ndaj tij.
Fillimisht, Sivarasa u dënua me pesë vite burg dhe një gjobë prej 3 milionë rialësh sauditë, rreth 800 mijë dollarë, nga Gjykata Penale e Al-Ahsa. Por pas apelimit, çështja mori një kthesë të papritur më 17 shtator, kur prokuroria kërkoi që ai të gjykohej sipas ligjit të Sheriatit dhe jo legjislacionit për krimet kibernetike. Gjykata e Apelit e pranoi kërkesën dhe e ndryshoi vendimin, duke e dënuar me vdekje.
Qeveria e Sri Lankës ka konfirmuar se po përdor të gjitha kanalet diplomatike për të kërkuar faljen e tij. Presidenti Anura Kumara Dissanayake ka takuar familjen dhe ka kërkuar angazhimin e autoriteteve diplomatike saudite.
Ndërkohë, një delegacion ligjor nga Sri Lanka pritet të udhëtojë në Arabinë Saudite për t’u takuar me avokatët vendas dhe për të shqyrtuar hapat e mëtejshëm ligjorë.
Autoritetet saudite nuk kanë bërë të ditur një datë për ekzekutimin. Sipas raportimeve, në raste të tilla ekzekutimet mund të kryhen pa njoftim paraprak për familjarët apo ambasadat.
Rusia hedh poshtë raportimet për rastin e dytë të murtajës në Siberi
U mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse, avokatët e Christa Pike: Është e vetëdijshme në spital
Studimi në Australi: Aktiviteti fizik në adoleshencë ul rrezikun e depresionit në moshë madhore
- 17:52 Protestat masive në Francë, një në shtatë shkolla mbetet e mbyllur pas protestave të studentëve
- 17:48 Rusia hedh poshtë raportimet për rastin e dytë të murtajës në Siberi
- 17:42 20 milionë paund në vit, Mikel Arteta kontratë të re me Arsenalin deri në vitin 2030
- 17:35 U mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse, avokatët e Christa Pike: Është e vetëdijshme në spital
- 17:29 Nis vaksinimi falas kundër gripit, 280 mijë doza në qendrat shëndetësore
- 17:23 Studimi në Australi: Aktiviteti fizik në adoleshencë ul rrezikun e depresionit në moshë madhore