Rubio në Athinë paralajmëron Iranin se nuk do të ketë kurrë armë bërthamore
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Irani nu...

Policia e Kosovës ka ndërprerë një tubim që po zhvillohej në ambientet e Shkollës Teknike në Mitrovicë të Veriut për zgjedhjet parlamentare në Serbi.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se në këtë tubim kishte pasur edhe zyrtarë të Listës Serbe, të cilëve u kishte kërkuar të shpërndahen.
Ai tha se ky aksion është ndërmarrë me urdhër të eprorëve për të mos lejuar mbajtjen e tubimeve parazgjedhore për zgjedhjet në Serbi, që mbahen më 25 tetor.
“[Zyrtarët e Listës Serbe] na thanë se bëhej fjalë për një lloj edukimi, por ata u larguan nga ambientet. Ne kishim informacion se po zhvillohej një tubim parazgjedhor. Nuk do të lejohen tubimet parazgjedhore për Serbinë në Kosovë”, tha Elshani.
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë e që gëzon mbështetjen e pushtetit aktual në Beograd, deri tani nuk është deklaruar lidhur me pretendimet e policisë.
Kjo parti, ndërkaq, ka mbështetur listën “Srbija Ujedinjena” [Serbia e Bashkuar] të Aleksandar Vuçiçit për zgjedhjet e ardhshme në Serbi.
Më herët, në fund të shtatorit, në faqen në Facebook “Studenti pobe?uju - Kosovsko Pomoravlje” [Studentët fitojnë - Kosova Lindore] ishte bërë e ditur se një grup i pavarur studentësh nga Universiteti në Mitrovicën e Veriut i kishte kërkuar Policisë së Kosovës leje për mbajtjen e tubimeve parazgjedhore në disa zona ku jetojnë pjesëtarë të komunitetit serb: Ranillug, Shillovë, Kllokot, Shtërpcë, Graçanicë, Leposaviq dhe Mitrovicë e Veriut.
Ndërkohë, Lëvizja Studentore, e cila konsiderohet si kundërshtari kryesor i Partisë Përparimtare Serbe, i ka thënë të përjavshmes Vreme se është duke punuar për gjetjen e mënyrës për zhvillimin e fushatës parazgjedhore në Kosovë.
Sipas deklaratës së kësaj Lëvizjeje, autoritetet e Kosovës “nuk e konsiderojnë Kosovën pjesë integrale të Serbisë” dhe kjo mund ta vështirësojë veprimtarinë politike ose ta rrezikojë sigurinë e pjesëmarrësve në fushatë.
Ndërkaq, përfaqësuesit politikë opozitarë të serbëve në Kosovë i kanë dhënë mbështetje listës së Lëvizjes Studentore “Studenti pobe?uju” [Studentët fitojnë]. Mbështetje u ka dhënë edhe politikani Nenad Rashiτ, i cili është edhe ministër në qeverinë e drejtuar nga kryeminstri Albin Kurti.
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve i Serbisë, më 5 tetor, mori vendim që votuesit nga Kosova të mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në qytetet kufitare në territorin e Serbisë: Vranjë, Rashkë, Kurshumli dhe Tutin.
Në të njëjtën mënyrë, serbët nga Kosova votuan edhe në zgjedhjet për Kuvendin e Serbisë në vitin 2023, pasi Qeveria e Kosovës nuk lejoi hapjen e vendvotimeve në Kosovë.
Serbët nga Kosova kanë të drejtë për shtetësi të dyfishtë dhe, rrjedhimisht, mund të votojnë edhe në zgjedhjet që organizon Serbia, por për hapjen e vendvotimeve në Kosovë, Prishtina kërkon një kërkesë zyrtare nga Beogradi, në vend që ndërmjetësimin ta bëjë OSBE-ja (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë).
Serbia, nga ana tjetër, e ka refuzuar një gjë të tillë me arsyetimin se në këtë mënyrë pranohet pavarësia e Kosovës. /REL
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Irani nu...
Justina Shiroka Pula është inauguruar të mërkurën si presi...
Bashkimi Evropian ka thënë se është thellësisht i shqetësu...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Dirk Schuebel, ...
Shtatë persona kanë mbetur të plagosur nga një sulm me thi...
Shkencëtarët Henri Kagan dhe Kenso Soai janë shpallur fitu...
Komisionarja europiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajm...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka zbarkuar në A...
Izraeli shënon sot tri vjet që nga sulmet e Hamasit më...
Një e burgosur në SHBA e dënuar me vdekje, e cila i mbijet...
Ministrat e Brendshëm të BE-së u takuan në Luksemburg më 1...
Justina Shiroka Pula është zgjedhur presidente e Kosovës m...
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas zgjidhjes së ngërç...
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë ndryshimet ...
Zgjidhet ngërçi në Kosovë. Pas disa përpjekjesh të njëpasn...
Vdekja e një teknikeje laboratori në Rusi ka ngritur dyshi...
Kryeministri i Albin Kurti i ka bërë ofertën e tretë Parti...
Policia ka arrestuar ish-kreun e agjencisë së inteligjencë...
Kryeministri Albin Kurti i ka bërë “ofertë publike” Partis...
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Ham...
Rruga Tiranë-Elbasan ishte një nga projektet dhe investime...
Pas zbërthimit të raportit të KLSH-së për lumin Lana ku u ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka denon...
Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të tjera nga dosja hetimore e lidhur m...
Një 40-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi u vodhi me dh...
Një efektiv policie është dhunuar fizikisht në Krujë, ndër...
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në lagjen “Çliri...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit do të j...
Për të katërtën herë, banorët e Burimasit kanë dalë në pro...
Këtë të hënë nis viti i ri akademik për studentët dhe peda...
Policia e Kosovës ka ndërprerë një tubim që po zhvillohej ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Irani nu...
Justina Shiroka Pula është inauguruar të mërkurën si presi...
Bashkimi Evropian ka thënë se është thellësisht i shqetësu...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Në vetëm dy muaj, Ansambli Folklorik “Shebeniku” ka shënua...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot t...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbaj...
Norma e kredive me probleme të rikuperuara pësoi rënie në ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dh...