AKTUALITET /

Justina Shiroka Pula merr zyrtarisht detyrën, përurohet si Presidentja e shtatë e Kosovës

Shiroka-Pula u zgjodh Presidente në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e zhvilluar të martën dhe e përfunduar në orët e para të së mërkurës.

Shkruar nga Versus

Justina Shiroka Pula merr zyrtarisht detyrën, përurohet si Presidentja

Justina Shiroka-Pula ka marrë zyrtarisht detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës, gjatë një ceremonie shtetërore të zhvilluar në Prishtinë.

Në ceremoninë e inaugurimit, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, i dorëzoi Shiroka-Pulës Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke shënuar kalimin zyrtar të detyrës së kreut të shtetit.

Në ceremoni morën pjesë kryeministri Albin Kurti, anëtarë të kabinetit qeveritar, drejtues të partive politike parlamentare, ish-presidentë të Kosovës, drejtues institucionesh, ambasadorë dhe familjarë të Presidentes së re.

Ceremonia nisi me ekzekutimin e himnit të Republikës së Kosovës nga Togu Ceremonial i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Shiroka-Pula u zgjodh Presidente në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e zhvilluar të martën dhe e përfunduar në orët e para të së mërkurës.

Ajo mori 81 vota në raundin e parë, duke siguruar zgjedhjen në përfundim të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Me ceremoninë e sotme, Justina Shiroka-Pula ka nisur zyrtarisht ushtrimin e detyrës së Presidentes së Kosovës./Versus.al

Poll