7 Tetor 2026, 17:59
Nga E.d
Krista Pike
SHBA- Një rast i pazakontë është regjistruar në Tennessee, ku Krista Pike, 50 vjeç, ka mbijetuar pasi iu administruan doza vdekjeprurëse gjatë ekzekutimit me injeksion. Avokatët e saj e kanë cilësuar rastin si “mjekësisht të paprecedentë”, ndërsa ajo tashmë është zgjuar, komunikon dhe ndodhet nën kujdes të specializuar mjekësor.
Pike ishte dënuar me vdekje për vrasjen e Colin Schlemmer në vitin 1995, kur ishte 18 vjeçe. Sipas të dhënave të çështjes, ajo dhe dy persona të tjerë e kishin çuar viktimën në një zonë pyjore në Knoxville, ku ai u torturua dhe u vra.
Ekzekutimi u zhvillua më 30 shtator, por procedura nuk shkoi sipas planit. Sipas avokatëve, Pike iu administruan dy doza barnash vdekjeprurëse, por ajo vazhdoi të merrte frymë dhe të reagonte për rreth një orë. Ekipi i ekzekutimit pati vështirësi në gjetjen e venave dhe, më pas, procedura u ndërpre.
Mediat shkruajnë se Pike u dërgua në një spital në zonën e Nashville në gjendje kritike. Avokatët e saj deklaruan se ajo kishte dëmtime të rënda në duar dhe se mjekët po trajtonin pasojat e barnave të administruara.
Sipas ekipit të saj ligjor, Pike tani është në kontakt me ambientin dhe mund të flasë, megjithëse gjendja e saj shëndetësore mbetet e pasigurt dhe pritet një periudhë e gjatë rikuperimi.
Avokatët argumentojnë se protokolli i ekzekutimit nuk është ndjekur siç duhet dhe kanë kërkuar që dënimi me vdekje të zëvendësohet me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht.
Ndërkohë, guvernatori i Tennessee, Bill Lee, ka pezulluar ekzekutimet e planifikuara deri në fund të vitit 2026 dhe ka urdhëruar një hetim për të përcaktuar se çfarë shkoi keq gjatë procedurës.
Sipas organizatave kundër dënimit me vdekje, rasti i Pike konsiderohet rasti i parë i njohur në SHBA ku një person ka mbijetuar pasi iu administruan barna vdekjeprurëse gjatë një ekzekutimi./Dosja.al
krista pike shba ineksione
Bota
7 Tetor 2026, 17:15
G.M
Donald Trump Jr. dhe Eric Trump
SHBA- Një analizë e të dhënave zyrtare të kontratave federale në SHBA tregon se kompanit&eu...
Bota
7 Tetor 2026, 16:37
G.M
pamje
FRANCA- Kryetari i bashkisë së Saint-Denis, Bali Bagayoko, u përfshi në një incident me policinë gjatë protestave ...
Bota
7 Tetor 2026, 16:26
G.M
Vladimir Putin
RUSI- Rusia pritet të shpenzojë rreth 200 miliardë dollarë për mbrojtjen këtë vit, një nivel r...
Bota
7 Tetor 2026, 16:02
G.M
Protestat në Francë
FRANCA- Një ditë pas protestave masive të studentëve në Francë, mësimi ka rifilluar në...
Bota
7 Tetor 2026, 15:50
G.M
Ngushtica e Hormuzit
IRAN- Irani ka deklaruar se ka kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit dhe se do ta mbajë atë të mby...
Bota
7 Tetor 2026, 15:50
E.d
Marco Rubio
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Irani nuk do të lejohet kurrë të sigurojë një armë bërtham...
Bota
7 Tetor 2026, 14:57
G.M
Hakan Fidan
TURQI- Turqia po ofron mbështetje teknike dhe ushtarake mbrojtëse për Arabinë Saudite, ndërsa Riadi përballet m...
Bota
7 Tetor 2026, 15:01
E.d
Foto ilustruse
RUSI- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka kërkuar informacion nga autoritetet ruse lidhur me raportimet n&...
Bota
7 Tetor 2026, 13:52
E. D
Marta Kos, Millojko Spajiç
MAL I ZI- Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajmëruar mundësinë që Mali i Zi...
Bota
7 Tetor 2026, 13:14
E. D
Kreu i klanit Sahinler, Sedat Sahin, dhe lideri i Sarallarëve, Burhanettin Saral
TURQI- Një përplasje që zgjati për rreth 20 vite ...