LIVE UPDATES
Aktualitet

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen shpallet “Qytetare Nderi” në Sarajev

Sarajeva tha se Shaheenit iu dha kjo mirënjohje për angazhimin dhe mbështetjen shumëvjeçare që ajo e ka dhënë për Bosnje e Hercegovinën, si dhe për përpjekjet e saj për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Bosnjës dhe Shteteve të Bashkuara.

7 Tetor 2026, 17:54 Nga G.M
Senatorja amerikane Jeanne Shaheen shpallet “Qytetare Nderi” në
Kryetari i Sarajevës, Samir Avdiq, ia dorëzon senatores amerikane Jeanne Shaheen çmimin "Qytetare Nderi e Qytetit të Sarajevës", 7 tetor 2026.

Avdiq, ia dorëzon senatores amerikane Jeanne Shaheen çmimin "Qytetare Nderi e Qytetit të Sarajevës", 7 tetor 2026.
Senatorja amerikane nga radhët e demokratëve, Jeanne Shaheen, është nderuar me titullin “Qytetare Nderi e Qytetit të Sarajevës” për vitin 2025.

Sarajeva tha se Shaheenit iu dha kjo mirënjohje për angazhimin dhe mbështetjen shumëvjeçare që ajo e ka dhënë për Bosnje e Hercegovinën, si dhe për përpjekjet e saj për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Bosnjës dhe Shteteve të Bashkuara.

Në njoftim thuhet se Shaheen, gjatë veprimtarisë së saj politike, është angazhuar për ruajtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe prosperitetit të Bosnje e Hercegovinës, si dhe ka mbështetur synimet euroatlantike të këtij vendi ballkanik. Në këtë mënyrë, ajo është bërë një prej aleateve të rëndësishme dhe të qëndrueshme të Bosnje e Hercegovinës në skenën politike amerikane, tha Sarajeva.

Shaheen e pranoi çmimin nga kryetari i Sarajevës, Samir Avdiq, gjatë një ceremonie në komunën e Sarajevës. Senatorja amerikane Jeanne Shaheen flet pas pranimit të çmimit "Qytetare Nderi e Qytetit të Sarajevës", më 7 tetor 2026.
Gjatë veprimtarisë së saj politike, Shaheen e ka vizituar disa herë Bosnje e Hercegovinën.

Interesi i Rusisë për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor

Shaheen, demokratja kryesore në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, prej kohësh paralajmëron për rreziqet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe angazhohet për një prani më të fuqishme të Shteteve të Bashkuara në rajon.

Sa i përket Bosnje e Hercegovinës, ajo ka theksuar disa herë mbështetjen për sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin shumetnik të saj, duke vlerësuar se vazhdimi i angazhimit amerikan dhe ndërkombëtar është i rëndësishëm për ruajtjen e stabilitetit.

Në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, në shkurt të këtij viti, ku udhëhoqi delegacionin e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan në një takim me anëtarin e Presidencës së Bosnjës, Denis Beqiroviq, dhe me përfaqësuesin e atëhershëm ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt, ajo shprehu shqetësim për retorikën dhe veprimet separatiste të ish-presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik.

Ajo kishte thënë se veprimet e Dodikut rrezikonin Marrëveshjen e Dejtonit për Paqe, si dhe stabilitetin rajonal. Tetorin e kaluar, Shtetet e Bashkuara ua hoqën sanksionet amerikane Dodikut, si dhe anëtares së Presidencës së Bosnjës, Zhelka Cvijanoviq, dhe disa anëtarëve të familjes së Dodikut. Shaheen tha në një intervistë për REL-in se Rusia ka interes për destabilizimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, të cilin Moska e sheh si “një front të dytë të mundshëm”.

Ajo tha gjithashtu se SHBA-ja duhet të sigurohet se Rusia e kupton se forcat amerikane në rajon “janë në gjendje të lartë gatishmërie dhe po e përcjellin atë që po ndodh”. Duke folur për shqetësimet lidhur me mundësinë e një destabilizimi që do të përfshinte Bosnje e Hercegovinën, Kosovën dhe Serbinë, ajo tha se “bëhet fjalë për lidhjen e Serbisë dhe serbëve në (entitetin e Bosnjës) Republika Sërpska me Rusinë, si dhe për interesin rus për destabilizimin e rajonit”.

“Rusia e sheh këtë si një front të dytë të mundshëm dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta ruajtur stabilitetin në rajon. Gjithashtu, duhet ta bëjmë të qartë se edhe ushtria jonë po e përcjell situatën me shumë kujdes”, tha Shaheen, e cila është edhe bashkëkryesuese e Grupit të Senatit për Mbikëqyrjen e NATO-s.

Duke përmendur se NATO-ja ka forca në Kosovë dhe se EUFOR-i ka mision në Bosnje, ajo theksoi: “Duhet të sigurohemi që rusët ta dinë se këto forca janë në gjendje të lartë gatishmërie dhe po e përcjellin atë që po ndodh”. Shaheen tha se SHBA-ja duhet të garantojë frenimin e luftës hibride ruse kudo që është e mundur.

“Kjo nuk është vetëm në interes të Amerikës, por edhe në interes të aleatëve tanë evropianë”, shtoi ajo.

E pyetur për shqetësimet lidhur me aktivitetet e Rusisë përgjatë krahut lindor të aleancës së NATO-s, Shaheen tha se Rusia nuk po zhvillon luftë hibride vetëm në atë zonë dhe se Serbinë e përdor si “pikë kalimi”./REL

 

jeanne shaheen rel

Sondazh

Poll

Ish-kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli paraqitet sërish në SPAK, vijojnë hetimet për shkeljet në tendera

Ish-kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli paraqitet sërish në SPAK, vijojnë hetimet për shkeljet në tendera

Rama: Aplikimet që hasin pengesa te bankat do të kenë mbështetjen e Ministrisë

Ibrahimaj: Mbështetje më e madhe për bizneset, fondi i garancisë sovrane mund të trefishohet

Rama takim me bizneset: Financimi shkon deri në 2 milion euro, afati është deri në 10 vjet

"Rama është kthyer në avokat të"/ Berisha: Vetëm revolta mund të shpëtojë shqiptarët nga narkoshteti

Berisha thirrje: Shqiptarët të protestojnë për atë parlament që nuk meriton të ekzistojë

Çfarë ndodhi në Elbasan? Shpërthim me tritol në derën e një banese në lagjen “Çlirimi”

"O hajdut"/ Banorët e zonës së ish-Uzinës e presin me protesta Ramën: Në burg do përfundosh

Aksident i rëndë në Vlorë/ Plagosen pes persona, mes të lënduarve edhe shtetas të huaj

Shpërthen bombola e gazit në Roskovec, e moshuar transportohet drejt spitalit të Fierit me djegie

U zgjodh si Presidente, Justina Shiroka-Pula betohet në Kuvend

Justina Shiroka-Pula: Së bashku do të ndërtojmë të ardhme më të mirë për brezat pasardhës

Qytetarët protestojnë edhe në stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri–San Marino

Protestë edhe në stadiumin “Air Albania”/ Shpaloset banderola: Rama në burg, Berisha në burg

Kosova në ankth/ Qindra protestues mblidhen para Kuvendit, policia shton masat e sigurisë

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Protestuesi: Është vënë në shërbim të oligarkëve, kanë zaptuar çdo hapësirë të vendit

Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Poshtë narko-shteti

Braçe kundër reformës territoriale: Nuk e votoj, nuk u konsultova

Çfarë po ndodh në ambientet e Gjykatës së Posaçme? Garda e Republikës ushtron kontrolle

Saimir Korreshi ironizon te Ligjet: Vdiqëm duke ngrënë peshkaqenë, koranë e trofta në lokale

Berisha: Roni Yeffet u bë brenda natës pronar i 45 milionë eurove nga buxheti i shtetit

Berisha: Vlora ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

"Nuk më duket normale"/ Deputeti Ermal Pacaj shkon në Kuvend: Paskam ardhur kot, s'qenka askush

Protesta para Kuvendit të Kosovës, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Aksidenti i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, ku humbi jetën 70-vjeçarja, PAMJET nga vendngjarja

Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

"Kemi shtet që nuk vepron mbi rregullat"/Aktivistja: Policia vepron me urdhrat e kriminelit Agasi

Sërish tensione para Kuvendit të Kosovës, protestuesit përplasen me policinë

Tensione jashtë Kuvendit të Kosovës, protestuesit hedhin mjete piroteknike

128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestuesit kërkojnë llogari për personat e shoqëruar: Policia i arrestoi jashtë perimetrit

Blushi: Ditë e zezë sot, parlamenti e ka humbur kuptimin!

Korreshi: Njerëzit janë pa bukë, kështu që te 'Prania Besnike' merrni ndonjë bukë me vete

Bujar Leskaj: Duhet të hartojmë Kodin e ri Zgjedhor, të krijojmë qeverinë teknike

Zhupa: Rama ishte sot në Durrës, por e pritën me protestë! "Territorialja" një masakër...

Protestuesit e kapin në krahë deputetin e Vetëvendosjes, Fahrush Rexhepi, e fusin me forcë në Kuvend

Protesta para Kuvendit, shoqërohen dy persona, po qëndronin jashtë perimetrit të sigurisë

Balla i drejtohet opozitës: Reforma territoriale sjell më shumë të mira për komunitetet

Berisha: Jeni skllevër të pasurimit tuaj, po shmangni debatin për lidhjet e bandave me SHISH

Berisha: Të mblidhen para parlamentit për t’i dhënë përgjigjen më të merituar bastionit të krimit...

Berisha socialistëve: Jeni bërë zëdhënës të grupeve më të egra të Europës

Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Edi Ramës...

Deputeti i PS-së Vullnet Sina voton kundër propozimit, refuzon pyetjet e gazetarëve

Berisha: Rama është shndërruar në avokat të pashembullt të Hysenit, Agasit, Yeffetit

Protestuesit "kapin" para Kryesisë së Kuvendit edhe Klevis Balliun:Pse nuk i mbron banorët e Astirit