Kurti: U harxhua shumë energji, tani janë krijuar kushtet për punë pa pengesa

7 Tetor 2026 | 18:07

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga ceremonia e inaugurimit të presidentes së re, Justina Shiroka-Pula. Kurti shkruan se konstituimi i Legjislaturës XI të Kuvendit, formimi i Qeverisë dhe zgjedhja e presidentes harxhuan shumë energji. Ai shkruan se nuk duhet të çohet dëm koha dhe duhet punuar me zell tashmë që nuk ka më pengesa.

“Shumë energji janë harxhuar për përmbylljen e procesit të formimit dhe funksionalizimit të institucioneve të Republikës së Kosovës: konstituimit të Legjislaturës XI të Kuvendit, formimit të Qeverisë dhe zgjedhjes së presidentes.

Mbrëmë profesoresha Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente, e sot pranoi zyrtarisht detyrën nga ushtruesja e deridjeshme e saj, kryetarja e Kuvendit të Republikës, znj. Albulena Haxhiu.

Tani që janë krijuar kushtet për punë pa pengesa, zelli duhet të shtohet e koha nuk duhet të çohet dëm. Në shërbim të qytetarëve, për të mirën e përbashkët dhe në përmbushje të zotimeve e të programit tonë qeverisës. Edhe një herë urime të gjithëve”, shkruan Kurti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti: Kemi shumë punë përpara, zgjedhja e presidentes së re është lajmi më i gëzuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për mediat pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re të vendit, Justina Shiroka-Pula. Kurti e ka cilësuar...
16:24 | 07/10/2026

Zgjedhja e presidentes së re në Kosovë, reagon OSBE

Ambasadori i OSBE-së, Gerard McGurk përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me zgjedhjen e presidentes se re të Kosovës, Justina Shiroka Pula. McGurk...
16:15 | 07/10/2026

Shkrijnë akujt? Kurti dhe Osmani bisedojnë gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentes së re

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ish-presidentja Vjosa Osmani kanë gjetur mundësinë të takohen dhe te bisedojnë shkurtimisht gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentes së...
16:05 | 07/10/2026