Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Era e fortë përhap me shpejtësi flakët në Armen, zjarrfikësit dhe banorët po luftojnë me zjarrin

Shkruar nga Newsbomb
Era e fortë përhap me shpejtësi flakët në Armen,
Foto nga vendngjarja

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Armen, në Bashkinë e Selenicës. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe të mëdha toke, duke përfshirë bimësi, ullinj dhe pemë të tjera frutore.

Mësohet se zjarri po përhapet me shpejtësi në zonë, i favorizuar edhe nga era e fortë, duke rritur rrezikun që flakët të përhapen në sipërfaqe të tjera.

Situata vijon të mbetet kritike, ndërsa zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin dhe vënien nën kontroll të flakëve. Zjarrfikësit po ndimohen edhe nga banorët e fshatit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese