'Tash kemi shumë punë përpara' - Kurti reagon pasi zgjedhjes së presidentes Justina Shiroka-Pula

'Tash kemi shumë punë përpara' - Kurti reagon pasi zgjedhjes së presidentes Justina Shiroka-Pula

18:20, 07/10/2026

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente e Republikës së Kosovës, vendi ka përpara punë të shumta dhe projekte të reja, duke e cilësuar zgjedhjen e saj si lajmin më të gëzueshëm jo vetëm të muajit tetor.

Kurti ka thënë se tash fokusi duhet të jetë në stabilitetin institucional dhe në vazhdimin e projekteve të nisura, si dhe në fillimin e projekteve të reja.

“Tani që janë krijuar kushtet për punë pa pengesa, zelli duhet të shtohet e koha nuk duhet të çohet dëm. Në shërbim të qytetarëve, për të mirën e përbashkët dhe në përmbushje të zotimeve e të programit tonë qeverisës' shkruan Kurti në një postim në facebook.

Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente e vendit me 81 vota në Kuvend, në votimin që u zhvillua në mesnatën mes të martës dhe të mërkurës, në fund të afatit kushtetues që e caktoi 6 tetorin si datë të fundit për zgjedhjen e presidentit. Detyrën e siguroi pas dakordimit të Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco