Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Reforma Territoriale e Shpopullimit të Shqipërisë

Skanimi i kodit sillte materiale në po*nografi, hiqet kodi në Kalanë e Libohovës

Skanimi i kodit sillte materiale në po*nografi, hiqet kodi në Kalanë e Libohovës

18:02, 07/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

QR-kodi i vendosur në tabelën informuese të Kalasë së Libohovës, i cili duhej t’u ofronte vizitorëve informacion për monumentin, pas skanimit i orientonte ata drejt përmbajtjeve pornografike.

Rasti ka ngritur pikëpyetje për sigurinë dhe funksionalitetin e QR-kodeve të vendosura në monumentet e kulturës dhe hapësirat turistike. Turistët që vizitojnë Gjirokastrën thonë se në përgjithësi nuk i përdorin QR-kodet në ambiente publike, jo vetëm në Shqipëri, por edhe gjatë udhëtimeve jashtë vendit.

‘Ne kemi udhëtuar kudo, por QR-kodet nuk i përdorim kurrë. I besojmë më shumë një faqeje në internet sesa këtyre kodeve, dhe kjo nuk ndodh vetëm këtu në Shqipëri, por kudo ku shkojmë’, tha një turist.

‘Ne nuk skanojmë asnjëherë QR-kodet, është më e thjeshtë të përdorim web sesa ato nuk janë të sigurta, madje në disa vende ka ndodhur që të tjerët janë ankuar dhe, duke i dëgjuar, nuk kemi marrë iniciativën për të skanuar’, tha një tjetër turist.

Pas publikimit të rastit, QR-kodi në Kalanë e Libohovës është hequr menjëherë nga autoritetet. Ndërkohë, pritet të verifikohet edhe situata me QR-kodet e tjera të vendosura në monumentet e kulturës, për të garantuar që ato të çojnë vetëm drejt informacionit për të cilin janë vendosur.

Rasti i Kalasë së Libohovës ka ngritur shqetësim edhe për rastet e tjera, ndaj po merren masa që të mos ndodhin më situata të tilla.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco